• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti më i bukur i Fair-play: rivalja u dëmtua, Emilia Rossatti nuk e vazhdoi më sfidën e humbi titullin

-Instant, Sport, Video
Rossatti



Një shembull i Fair Play që vjen nga sporti i skermës. Një tjetër, pas asaj të Mariaclotilde Adosini. Shpatarja, në Botërorin U.20 në Francë, hoqi dorë nga fitorja ndaj një rivale franceze, duke pranuar përsëritjen e ndeshjes për shkak të gabimit të arbitrit. Këtë herë, protagoniste është gjithmonë shpata, në finalen e femrave të kampionatit italian U23 në Vercelli. Sfida kishte në lojë edhe një vend në Kampionatin Evropian në Budapest. Përballë ishin Gaia Traditi e Fiamme Oro dhe Emilia Rossatti e Accademia Bernardi Ferrara.

Një ndeshje e gjatë, që kërkoi të 9 minutat efektive dhe Traditi, favorite në vigjilje, ushëhiqte 12-9 kur mbeteshin 17 sekonda për të përfunduar. Pikërisht atëherë ajo pësoi ndrydhjen e kaviljes. Rossatti ishte e para që vrapoi drejt saj, ndërsa rivalja e saj ishte përtokë në lot. Rregullorja lejon 5 minuta për ndërhyrjen mjekësore. Më pas policja u ngrit me vështirësi, por rivalja te “gati, e keni ju”, tërhiqet ndërsa duartrokitjet e publikut shoqërojnë sekondat që kalojnë. Më pas në “Ndalim, koha skadoi”, gjyqtarja Francesca Calabrò shpalli vendimin. Përfundoi 12-9. I njëjti rezultat me momentin e dëmtimit të Gaia Traditi.

“Miqësia vlen më shumë se titulli”, është ekzaltimi i federatës së skermës. “Të mos tentoja të fitoja përballë një kundërshtare, që para së gjithash është një mike, e dëmtuar, ishte gjëja e duhur që mendova të bëja. E do ta bëja përsëri një mijë herë të tjera”, ka komentuar Rossatti, para se të shkonte në podium. Vajza e ka mbyllur me një përqafim për shoqen e saj rivale, të cilës nuk donte t’i “hiqte” një titull të merituar. “Nuk di si t’a falënderoj”, tha Traditi, që rrezikonte të përkeqësonte gjendjen fizike duke vazhduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *