• |
ide | kryesore

Konflikti në Gaza/ Janullatos i telefonon Patriarkut të Jeruzalemit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komuniteti Mysliman ka heshtur deri tani për shpërthimin e konfliktit të fundit mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim për masakrat që kanë ndodhur atje së fundmi. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos ka telefonuar Patriarkun e Jeruzalemit, citohet në një lajm të orthodoxtimes.com.

Aty shkruhet se Kisha Autoqefale e Shqipërisë bëri një njoftim, sipas të cilit Janullatos i ka thënë Patriarkut të Jeruzalemit se: “Ligji arkaik i shpagimit “sy për sy” ose “‘tit-for-tat” jo vetëm që përcakton të drejtën, por edhe kufijtë e hakmarrjes: Është “sy për sy” dhe do të thotë “sy për dhe sy” dhe jo “prerje kokash”.

“Një armëpushim i menjëhershëm dhe fillimi i një dialogu serioz mbetet apeli dhe lutja jonë e vazhdueshme”, ka uruar Janullatos.

Rreth dy javë më parë, një sulm i Hamas ndaj civilëve përfundoi me vdekjen e rreth 250 civilëve dhe marrjen peng të dhjetëra të tjerëve. Ky sulm u pasua me bombardime të shumta në Gaza. Numri i të vrarëve në Gaza raportohet të jetë rreth 6500 persona, mes të cilëve 350 fëmijë.
Forumi Mysliman organizoi një protestë në Tiranë, së cilës iu bashkuan qindra besimtarë muslimanë.



3 Comments

    1. Gjynahu me i madh eshte te urosh vdekjen e nje njeriu! Vetem Ai qe i dha jete ka forcen qe dhe tja marre ate.

  1. Komuniteti spo jep një deklaratë për gjendjen në shqipëri do japë për izraelin.
    Ai s’mbron dot pronat e veta ja marrin për një copë bukë
    Një gjë harrojnë ata se po u bërë njehere ure të kapërcejnë të gjithe edhe të dhjesin në kurriz.
    Kanë dhe pune te tjera maratona ,zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *