• |
ide | kryesore

SPAK pritet të marrë në pyetje Rakip Sulin, burime: Nën hetim edhe zyrtarë të bashkisë Kamëz

Lajme, Të fundit
rakip-suli_1473858372-6171250.jpg



Prokuroria e Posaçme i dërgon fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Pas regjistrimit te procedimit penal, janë thirrur 4 nga 10 kallëzuesit, ndërsa javën e ardhshme pritet të dëshmojë edhe Suli.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.

Burime bejne me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Burime bëjnë me dije se pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryehen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për kete çështje kanë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa zyrtarë te këtij institucioni.

Mësohet se në ditët në vijim fletë-thirrje për tu marrë në pyetje Prokuroria e Posacme do i dërgojë edhe kryebashkiakut aktual Rakip Suli. Referuar kallëzimit mësohet se hetimet po kryhen pasi ka dyshime se disa persona kanë marrë dëmshpërblim për pasojet e tërmetit dy herë për të njëjtin objekt. Në kuadër te ketyre hetimeve agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit.



11 Comments

  1. Dimbëdhjetë ore ka ndenjur Krieministri ne Kamez, te dadhur motra e vellezer, dimbedhjete ore….

    Keshtu injoranti bertiste ne fushate.

    Se di qe sa me shume te te rri prane i Gjati, aq me shume e ha. ha ha..

  2. Skapi. I kapur nga rama. Do te godas te gjith te ndershmit e politikes shqiptare.
    Koka. Gjushi. Bllako. Ahmetaj. E disa kryebashkiak. Si mund te denosh dhe te hetosh keta njerez te nderuar dhe te kulluar.
    Por mbi te gjitha si mund te ngresh me te voglin dyshim mbi te ndreshmin e te ndreshmve sali berishen. Kjo eshte e paimagjinueshme e pakonceptueshme.
    E pra keta njerez te mire duhet te jetojn te lire dhe jo me friken e SKAPIT.

    1. Nga ata qe permende me siper, te betohem, per Gjushin vecanerisht me dhemb shpyrti.

      Se eshte i paster si akullore. Si kasate Bllaca! 😅

      1. Prit te te dhembi shpyrti per Romën, mikun e Gjushit qe vinte doren mbi akullore se Gjushi nuk ish i korruptuar.

        1. Ka kohe Rama… Yhyyy…

          Pastaj nuk eshte materialist Rama si ju!

          Ai i ziu… jeton ne bunker… vishet me benevreke… as patente nuk ka…

          Per ca i duhen leket atij?!

        2. Ky Suli flet shume bukur dhe gjuhet e huaja. Intelektual I papare!?
          Ju kujtohet kur thoshte “gropa skeptike”.
          Ku I ke mbledhur moj rilindje???

    2. Epo partia i sakrifikon ca, per hir te idealit

      Kane ngrene dardha pas shpines se te Madhit.

      Vec Veliaj ha banane nga para te Madhit.

  3. Si ore me vërtetë po sakrifikon gjithë këta figura që fituan ndershmërisht dhe me përqindje të thellë. Ata i do populli dhe ky Rama i çon në Spak!! Vërtet por të mos t’a besuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *