• |
ide | kryesore

VOA: Pse u sekuestrua një pjesë e pronave të bashkëshortit të Olta Xhaçkës

Arkiva, Lajme, Të fundit
olta



I ndodhur në arrest më burg nën akuzën e shitblerjes së votës, në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, depozitoi në muajin gusht një kallëzim penal ndaj rivalit të tij socialist, Jorgo Goro, trashëgimtarëve të një banori të Himarës si dhe ndaj ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, anëtare e parlamentit, emri i së cilës është po ashtu mes të kallëzuarve.

Zoti Beleri denonconte faktin se bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë tokë, të cilat i janë njohur trashëgimtarëve të familjes Mëhilli si pronë, përmes dokumentave të falsifikuar dhe akteve, sipas tij në shkelje të ligjit, nga ana e kryebashkiakut Jorgo Goro dhe zyrës së regjistrimit të pasurive. Ai pretendon se e gjithë kjo praktikë ka patur si synim që kjo sipërfaqe t’i kalojë ish deputetit socialist Gaçi, i cili e ka blerë më pas atë, duke e përfshirë si pjesë të terrenit ku ai ka nisur të ndërtojë një kompleks turistik në bregdet.

Çështja u trajtua më shpejtësi nga Prokuroria e Posaçme e cila ka marrë në pyetje për rastin, pak javë më parë, si zotin Goro ashtu dhe zotin Gaçi, të cilët shmangën komentet për gazetarët. Sot u mësua se ndërkohë, mbi këtë sipërfaqe trualli, është vënë sekuestro preventive. Madje sipas zonjës Olta Xhaçka e cila reagoi në rrjetet sociale, ndaj disa komenteve të ish kryeministrit Berisha, kjo masë është marrë po ashtu disa javë më parë “për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994”, shkruajti ajo duke shtuar se nuk ka dyshime mbi qëllimin e Prokurorisë së Posaçme e se nuk ka pse ta komentojë.

Ndërtimi i një hoteli me 5 yje, nga zoti Gaçi, u bë objekt polemikash pasi kompania e tij mori statusin e investitorit strategjik, duke u tërhequr disa muaj më vonë, pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani të paraqitur si amerikane dhe me përvojë, por që në të vërtetë, ishte themeluar nga e fejuara amerikane e vëllait të zonjës Xhaçka, dhe pa ndonjë eksperiencë në fushën e turizmit.

Ky rast, u bë shkak edhe për vënien në diskutim të mandatit si deputete të zonjës Olta Xhaçka. Ishte opozita ajo që pretendoi se bëhej fjalë për konflikti interesi, duke qenë se kompania e zotit Gaçi përmes statusit të investitorit strategjik, përfitonte shfrytëzimin e bregdetit. Ndonëse shumica nuk pranoi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit e konsideroi të gabuar vendimin, dhe i ka kërkuar parlamentit që t’ja përcjellë asaj rastin, si i vetmi autoritet që mund të vlerësojë pavlefshmërine ose jo të mandatit të një deputeti. Por ndonëse Gjykata është shprehur që në muajin Janar, parlamenti nga ana e tij po e zvarrit procedurën dhe çështja është ende pezull. /VOA



16 Comments

    1. VOA ben mire te rremoje andej nga DASH se mos i del zyra e Europes Juglindore me “vila” strategjike ne Himare. Se shoqia Kim e ka ne Dhermi per vete….

    1. Flm te.gjithve ju dua shume

      Edhe nje duartrokitje tjeter për mua
      Faleminderit shumë, shume faleminderit ju duam shumë

      Këndon ardit zelaaaa

    1. Kjo ndrikulla ish e dashura e Olsi Rames mund te kthet perseri te Olsi pasi te ndertoj hotelin Gaci ! Keshtu e kane keta komunistat movie: I kane grate te perbashjeta vetem pee interes dhe pastaj ua japin me ose pa qira te tjerve!

  1. Eshte sekuestruar shoku. Ajo pjes qe pretendohet e pa ligjshme.
    S jemi ne kohen e sales, qe vendoste ai se cila eshte toka ime e cila e jote. Dhe ne fund dilte toke e xanun.

  2. Po o shoku. Token e Xanun e paska ky tipi.

    Se pronarit te ligjshem i sekuestruan apartementet nga ndertimi ne token e tij.

    Plus, o shoku, ish ministria a ke burre kete?

    A nuk duhet hetim per te?

    Po parlamenti pse zvarrit ceshtjen e imunitetit te saj?

    Apo nga jemi ne epoken e Drejtesise Mavi, ca i burgosim e cave u shkulim ndonje qime floku.

  3. Për një pjesë të popullit, kur akuzohet kryetari tyre:

    – 10 milion euro s’janë prova,

    – 17 kulla s’janë prova,

    – 10 dëshmitarë s’janë prova,

    – 4 të vrarë në bulevard s’janë prova,

    – 300 të vrarë dhe plagosur Gërdec s’janë prova.

    – Fabrika armësh apo piramida me lekë s’janë prova.

    1. 800 mije te larguar me dhune nga Shqiperia,per me shume te rinj,nuk eshte asgje.km i rruges 40milon euro,nuk eshte asgje.1mld per inceneritorin,sterilizimin,check up,1.5miliard borxh per termetin e te vjedhura.650milion euro pa destinacion e te zhdukura.etj etj.saliu duhet varur vetem per faktin qe qeniet antinjerezore i dha pushtet e para.sa me shume njoh mavit,aq me shume dua kafshet.

  4. Tia lem hetimit.
    Drjetesia do e vendosi.
    Nese je dhe ti si tabori i sales. Qe nuk e njeh kete drejtesi. Dhe ju genjen dites per diell. Qe do vin ne pushtet e do e kthejn reformen ne drejtesi. Hajde e zem se. 1.ne 1 milion po vin ne pushtet.
    Por se ku do i gjejn 84 vota te ndryshojn kushtetuten. Vetem saliu e di. Po ja e zem se 1.ne 1 miliard i gjeti dhe 84 deputet.
    Po Amerikes dhe Be si do ja bej?
    Atyre sa duhet te jet probabiliteti. Qe tu ndryshoi mendjen?????

  5. Mendjengushtesi te percaktosh nje person si tabori ketij apo atij vetem se konstaton dystandartin. As nuk kam lidhje me tabore.

    Reformen e votoi edhe Sala.

    Por ja ligji, ja dhe maliqi, i cenon standartet.

    E nuk behet fjale per individ.

    Por per nje model drejtesie qe shperfytyrohet nga militantizmi.

    Kur te mbaroj lumturia e burgosjes se Sales, do mbetet precedenti i joseriozitetit ne akuzat e organeve qe u krijuar prej reformes ne drejtesi ndaj individive.

  6. Drejtesia e re me hetuesit e kohes se Dulles.Pijani lengun.E ju qe masturboi me denimin e Berishes,shkoni ne mbremje te groshi i pernatshem pa mish e m buke me cmim te reduktuar se ka ndenjur dy dite ne raftet e dyqanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *