• |
ide | kryesore

Pse u arrestua ish-drejtoresha e kadastrës në Durrës, iu vunë prangat në zyrë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të enjte, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ish drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.

SPAK e akuzon Dashin, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Dashi ka ndihmuar në pastrimin e parave dy vëllezër, të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë, për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike. Por si funksiononte skema?

Dy vëllezërit bashkëpunonin me ish drejtoreshën dhe një person tjetër , dhe kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Ata kanë transferuar pasuri me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, kanë fshehur, mbuluar pronësi ose të drejta në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, si dhe nëpërmjet fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Ndaj Dashit, gjykata ka caktuar masën e arrestit në shtëpi.

Ndërkaq, Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 29, datë 23.10.2023 ka vendosur sekuestrimin për pasuritë e mëposhtme:

12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;

4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;

3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;

27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;

Një shoqëri tregëtare;

2 (dy) automjete;

Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera.



6 Comments

  1. SPAKU i qelbur. Qe mer njerzit ne qaf.
    Po pati faje Koka!?
    Po Bllako????
    Po Gjushi?
    Po Hametaj?
    Po Saliu…… More larot e Rames.

    1. Shoqeria e popullit Shqiptare eshte krejtsisht e korrutuare dhe fillon nga qytetari me i thjesht qe korrutojne amministratore per perfitime te natyrave nga me banale ne ato te shkalles kriminale
      Spaku eshte nje nga instuticionet qe zbaton ligjet te kushtetutes te Republikes Demokratike Shqipetare te aprovuare nga Parlamenti Shqiptare. Nje popull i cilivizuar Respekton ligjet e normat e Shtetit .

  2. Te mos harrojme edhe sektin e homosexualeve te rilindjes, edhe ata jane shume te pasur, kane komandant erionin ne krye.

  3. Shqiptaret duan peshkaqenin e madh dhe ai ndodhet ne kryeministri. Po nuk shkoi prapa hekurave nona e krimit dymetroshi mavi. SPAKU eshte utopi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *