• |
ide | kryesore

Gjykata rrëzon Berishën, avokatët tërhiqen nga mbrojtja

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se është rrëzuar kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi i tij. Po kështu bëhet me dije se janë tërhequr nga mbrojtja dy avokatët e caktuar nga shteti kryesisht. Në këto kushte është caktuar avokatja e re po nga shteti. Ajo është shtetësja Valentina Todoresku. Më poshtë njoftimi i plotë i gjykatës.

– Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.

– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.

– Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.



18 Comments

    1. Institucioni i shpellareve vella.

      Se Neve nga qyteti kemi institucione te tjera.

      Jane caktuar qe nga koha e Revolucionit Francez.

      Gjithsesi me vjen mire qe e pranove vete.

  1. Me falni kjo “avokate te caktuar nga shteti kryesisht” apo “avokate kryesisht” cfare karin do te thote vecanerisht?!

    Duket si e perkthyer fjale per fjale nga ndonje gjuhe tjeter.

    1. Jorgo Palikari,

      ke po pyet ti? Lapsin apo komentuesit? Une them qe ti te pyesesh institucionet e Jorgos se 17:54 te krijuara qe ne kohen e Skenderbeut.
      Po c’institucione mor palikar keni krijuar? I vetmi institucion eshte ai i patronazhstave dhe propagandes. That’s it.

  2. Ehhh mer Sale sa te mdhaja i ke bolet. Sikur te gjithe skapistet dhe mjaftistet e partise te mblidhen nuk ti mbeshtjellin dot…

    1. e vertete i ka te medha se ka futur paret tona dhe ua ka hequr femijeve tane per tua dhene te veteve.Sa i ke qejf bolet e te tjereve, si me qene bq*

        1. Mortja te te marre ty dhe familjen tende o kerme. Zaten ke jetuar me paret e qylit dhe tani ke frike, pabuks militant

    2. Eshte projektimi i boleve edhe me i madh, ndaj e ka zene frika Ramen qe e do jashte gares se 2025!

      me vule, pa vule me logo pa logo, me lulush pa lulush, me kqz pa kqz me grata nongrata dhe me ne fund me procese qesharake te SKAPIT te partise

      RAM SKAPI GJKKO e avokate e rames jane komplet qesharake!

  3. Hej, mos e ktheni Lapsin ne nje faqe Nekrologjie per Bishen!

    “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?”

    😅😅😅

  4. Shqiperia eshte nje hale eksperimentale nga elita globale çifuto masonike qe paraprin ne vendosjen e Rendit te Ri boteror. Prisni…. Nuk keni pare gje akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *