• |
ide | kryesore

Nesër seancë/ A do kthehen 23 deputetët e përjashtuar në Kuvend?

Arkiva, Lajme, Të fundit
Të hënën mblidhet Kuvendi për të miratuar ndryshimet në qeveri



Nesër më 30 tetor, deputetët rikthehen në seancë plenare. Ndonëse e fundit nuk u zhvillua, për shkak të vendimit të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit, deri në plotësimin e kërkesave të saj, ligjvënësit do të rikthehen për të diskutuar, sipas rendit të ditës për 4 orë, problematikat e zgjedhësve. Por njëjtë si seanca e fundit, edhe seanca e së hënës, pritet të zhvillohet me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.

Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve socialistë, mes të përjashtuarve janë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kreu i demokratëve Sali Berisha.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Dorian Kodra mbi përplasjet e fundit në Kuvend: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Por në përgjigje të interesit të Report Tv, Gazment Bardhi deklaroi se të përjashtuarit do të jenë në Kuvend, pasi sipas tij, afati për përjashtimin me 10 ditë, përfundon më 29 tetor, dhe jo më 30, sikurse thuhet në vendimin e vulosur me votat e socialistëve në Sekretariatin e Etikës. Më herët, këtë e konfirmoi përmes një statusi në rrjetet sociale, edhe një tjetër prej të përjashtuarve Saimir Korreshi.

“I tremben opozitës prandaj dhe na përjashtojnë dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojnë as vendimet e tyre”. 

Përjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyrë në fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale përfundon ne datën 29.

“Ne do të jemi në seancë!”- shkruajti deputeti.

Por jo vetëm përjashtimet, pritet të jenë molla e sherrit seancën e së hënës. Rikthimin pas 10 ditësh në Kuvend, një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë edhe me një hall të ri: atë të betejës së Sali Berishës me drejtësinë, pas vendosjes nga SPAK të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj ish kryeministrit për aferën e “ish kompleksit Partizani”.

Ky i fundit, e ka lidhur veprimin e SPAK, me aksionin e opozitës në parlament, duke paralajmëruar se ky aksion do të përshkallëzohet deri në grevë urie.



4 Comments

  1. “Po e mban mend si mbyllet filmi, ky i vrau djemtë, ata djemtë e Markos i vranë këtij gruan, i përdhunuan dhe vajzën. Në fund mbetën të dy tek për tek dhe qëllojnë njëri tjetrin në atë hamamin e Stambollit. Dhe këtij Sorosit(Liam Neeson) i mbaruan fishekët, mirëpo Berisha(i moshuari shqiptar) nuk e numëroi, kurse Sorosi po ia numëronte Berishës, pam, pam pam, harxhoi 7 dhe i doli ky, me pistoletën në dorë, mirëpo Berisha nuk e dinte që dhe ky nuk kishte fishekë.

    Edhe ky i doli dhe i thotë, po ta fal jetën dhe i lë pistoletën e tij pa fishekë dhe ikën kthehet me kurriz. Berisha, merr pistoletën dhe si i pabesë e qëllon nga mbrapa, pra Berisha pas 2013 u kthye sërish në politikë. Ky i kthehet mbas 2013 me SPAK-un dhe i thotë gjithmonë i pabesë ke qënë”, thotë Cako.Do bejne zhurme dhe kaq

  2. Neser fillon faza e fundit e Revolucionit.

    Forcat aleate jane futur ne Berlin.

    Hitleri eshte mbyllur ne bunker. I kane mbetur me te besuarit, me trushplaret qe kane fituar gjate pushtetit te tij e qe bashke me te kane fabrikuar genjeshtrat te cilat aq shume i kane perseritur sa tashme i besojne edhe vete.

    Nga psikozat ka kaluar ne psikopati te plote. Nuk fle gjume. Veteshpohet me lloj lloj drogerash, por nuk gjen derman.

    E torturon fakti qe u tregua aq i pakujdesshem, e torturon tradhetia e te veteve. Si nuk arriti t’i dallonte?! E torturon zgjuaresia dhe durimi i pales kundershtare. Nuk preokupohet shume qe mori ne qafe edhe familjen. Fundja ata jane prona e tij e ndaj duhet te pesojne te njejtin fat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *