• |
ide | kryesore

Video/ Inter paralizon Romën, Lukaku një fantazëm: gol i Thuram e Inzaghi kthehet në krye

-Instant, Sport, Video
Thuram



E para nga ndeshjet e mëdha të javës së 10 të Serie A i buzëqesh Inter, që mposhti Romën 1-0. San Siro fishkëlleu Romelo Lukaku në çdo prekje të topit, nga minuta e parë deri në minutën e fundit, e belgu ishte një fantazëm, asnjëherë i rrezikshëm. Zikaltrit provuan të zgjidhnin ndeshjen e sigurisht që meritonin një rezultat edhe më të rrumbullakosur. Dy traversat goditën zikaltrit me Calhanoglu dhe Carlos Augusto. Sidoqoftë skuadra e Simone Inzaghi e zhbllokoi ndeshjen vetëm në minutën e 80′ me Thuram. Goli i francezit bëri të shpërthejë stadiumi Meazza. Inzaghi mbetet në krye të Serie A me 25 pikë, duke mbajtur pas Juventus, -2.

Shumë i fortë Inter për një Romë që mendonte vetëm të mbrohej në San Siro. Zikaltrit shënuan “vetëm” në minutën e 81′, por në fund të një monologu ofensiv të vazhdueshëm dhe absolut. Goli i Thuram i dhuroi teknikut Inzaghit tre pikët që i mundësojnë skuadrës së tij të rikthehet e para në renditje. Inter është tashmë +2 ndaj Juventus, në pritje të Napoli-Milan.

Lexo më tej: Interistët gati të çmendin Lukakun, Curva Nord do të shpërndajë bilbila: 22 euro gjobë kush i përdor

Për Lukakun, lojtarin më të pritur të mbrëmjes, ishte një ndeshje fantazmë. Belgu, i fishkëllyer si pritej, preku shumë pak topa pa bërë kurrë një lojë të rëndësishme. 15 minuta plus shtesën edhe për Kristjan Asllanin, që zëvendësoi Calhanoglu, kur rezultati ishte 0-0. Minuta të rëndësishme për mesfushorin shqiptar, përpara impenjimeve vendimtare të kombëtares në nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *