• |
ide | kryesore

GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën/ Gjokutaj: Gjykata po bën shkelje flagrante

Arkiva, Lajme, Të fundit
GJKKO



Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar sot masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në një prononcim për mediat, Gjokutaj akuzoi gjykatën se po bën shkelje të procedurave dhe se po ndjek praktika të tilla që të humbet kohë me afatet.

“Depozitova ankimin e vendimin e apelit. Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Kjo është shkelje akoma më e madhe, flagrante, e gjykatës edhe për të na humbur afatin. Për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjore që kanë aplikuar dhe kjo praktikë të heq mundësinë për të anikmuar me argumente. Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dh rrethanave. Të dytja vendimet nuk kanë efekt. Nuk e di…sa është data sot? 30 tetor?!”, tha ai.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.



6 Comments

  1. Po pse vajte o trim?
    Ju sikur iket per mos tu kthyer me. Se nuk e njihni ate gjykat.
    Apo nuk u eci.
    E kuptuat qe ne ate linje e conit saliun per lesh.
    Keshtu pra ne daten 6 nentor ne oren e caktuar. Te vendi.

  2. Cirku i Rames vazhdon

    Gjykata nuk con vendimin !

    numri i radhes i rames me kapelen e gjkko,

    cudi si spaska ankimuar ramaavokatja

    ramavokate
    ramgjyqatare
    ramprokurore
    ramakuze

    rama i shumanshmi, multitasking ne reforment e ramdrejtesise e ka shpik rama 😀

    1. Ore, deputetëve të ripjelljes i rrahim dhe jua q.jm robt ne.
      Po ça ti bëjmë këtij populli sufllaqexhi.
      Ku ta gjejmë ta kapim e ta zhdëpim në dru.
      Nuk heqin dorë nga Ramuti, sikur të vdesim për bukë.

  3. Po coje ne kushtetuese o zonti, se ka rregulla si funksionon procesi i gjykimit. Duhet ti kalosh njeher hallkat e para e pastaj ti ngresh ne kushtetuese pretendimet e tua. Po ti nuk do, se klientin tend e ka kap frika dhe tartakuti nga abuzimet qe ka ber. Po perdor PD per hallin e vet. Del e thot un jam opozita kur te gjith e din se opozita pa ate do vazhdoj te jet e ndoshta do jet me e mir e me e fort pa njerez te inkriminuar si ky. Ndersa ky pa opoziten eshte totalisht nul. Tani do me fut ne grev urie ata qe i shkojn nga mbrapa per hallin e milionave te dhendrit. A e imagjinoni dot ku ka arritur paradoksi dhe delet vazhdojn dhe e mbrojn akoma kete. Sikur ka lind per te zgjidh hallet e ketij dmth.

  4. Rama urdhëroi të shkelen rregullat e Kuvendit dhe të përjashtuarit të mos rrinë te dera, por të futen brenda dhe të hipin mbi karrige.

    Duke qenë se “Revolucioni” nuk tremb më askënd përveç vetvetes, Rama si mjeshtër i gallatës dhe i humorit që është, e shuan atë me pështymë.Nuk eshte njelloj sikur ti Gjokutaj arrestove fatos nanon me urdher politik te salihut tend.dergoje ne kushtetuese dhe do shikosh cfare gjelle ke bere si avokat.

  5. “Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi” – shkruan Murati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *