• |
ide | kryesore

Izraeli ka mbi 5 mijë të burgosur palestinezë, refuzon shkëmbimin me pengjet e Hamasit

Arkiva, Lajme, Të fundit
palestinezë



Janë 5200 të burgosur palestinezë që thuhet se mbahen në burgjet izraelite. Mes tyre janë 333 gra dhe 170 të mitur. Shifra daton në periudhën para sulmit të Hamasit më 7 tetor, por sipas zyrtarëve palestinezë mund të ketë shumë më tepër robër. Kombet e Bashkuara kanë zbuluar se rreth 1 milion palestinezë janë arrestuar që nga viti 1967, kur Izareli pushtoi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. 1 në 5 persona është vënë në pranga të paktën një herë, por për meshkujt shifra dyfishohet. Yahia Sinwar, lideri i Hamasit ka propozuar lirimin e më shumë se 200 pengjeve izraelite në këmbim të të arrestuarve, por për ushtrinë e tel Avivit ky do të ishte “terrorizëm psikologjik”.

TgCOM shkruan se ka 19 burgje brenda Izraelit, ndërsa një tjetër ndodhet në Bregun Perëndimor. Janë 1264 të burgosur administrativë palestinezë, pra ata që qëndrojnë pas hekurave për një kohë të pacaktuar dhe pa u përballur me gjyqin. Ekziston edhe mundësia për t’u arrestuar për marrjen e “provave sekrete”. I akuzuari do të kalonte vite të tëra në burg teksa Izraeli do të vazhdonte të mblidhte informacione ndërkohë që do të shtynte procedurat.

Organizata palestineze për të drejtat e të burgosurve, “Addameer” e përshkroi sistemin izraelit të burgjeve si një “makinë komplekse ligjesh dhe procedurash të krijuara për të vrarë”. Që nga viti 2000, në kohën e “Intifadës së dytë” më shumë se 12 mijë fëmijë palestinezë janë arrestuar. Për Addameer kjo është një “modus operandi” e përdorur për të ndëshkuar popullatën. Shoqata “Save the Children” ka zbuluar se të miturit i nënshtrohen abuzimit fizik dhe psikologjik në burgje, merren në pyetje pa praninë e prindit dhe shfrytëzohen si informatorë.

Gratë thuhet gjithashtu se i nënshtrohen “trajtimit mizor dhe çnjerëzor” nga forcat izraelite. Kjo u zbulua nga një raport i fundit për gjendjen e të burgosurve nga organizata joqeveritare palestineze, i cili nxjerr në pah format e ndryshme të dhunës, përfshirë edhe ato seksuale, të vuajtura nga të burgosurit.

“Të burgosurit i nënshtrohen urisë dhe etjes dhe nuk mund të marrin ilaçet e tyre, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje kronike që kërkojnë trajtim të rregullt. Situata përkeqësohet kur administrata e burgut ndërpret ujin dhe energjinë elektrike”, – thotë Qadura Fares, kreu i Komisionit për Çështjet e të Burgosurve të Autoritetit Palestinez.

Parlamenti izraelit, Knesset, planifikon të miratojë një projekt-ligj që do të lejojë të burgosurit e rinj të pranohen në burgje përtej kapacitetit të tyre ligjor. Të burgosurve do t’u jepet një dyshek në dysheme vetëm nëse nuk ka shtretër dhe vetëm për “periudha të shkurtra”. Rritja e numrit të palestinezëve të burgosur që nga fillimi i luftës “ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të mbipopullimit të objekteve të burgjeve, në mënyra që nuk lejojnë respektimin e dispozitave të ligjit”. Në vitin 2017, Gjykata e Lartë udhëzoi Izraelin që t’i sigurojë çdo të burgosuri hapësirë prej të paktën 3.5 metra katrorë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Te gjitha keto sipas saj gruas palestineze e organizates per te drejtat e njeriut, nga qeveria palstineze!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *