• |
ide | kryesore

“Përse? Përse?”: Leao e Giroud shpërthejnë zemërimin në momentin e ndërrimit, Pioli i bën të heshtin

-Instant, Sport, Video
Leao



Olivier Giroud e merr keq dhe mallkon, pastaj u ul në stol dhe vendosi duart në fytyrë. Rafa Leao kërkon shpjegim “përse? përse?”. E thotë dy herë teksa i afrohet trajnerit Pioli, i cili e zëvendësoi bashkë me sulmuesin. Një vendim që tronditi si francezin ashtu edhe portugezin. E pas fjalëve të Davide Calabria në të nxehtë, pas humbjes në Champions League, sjellja e lojtarëve kthehet në qendër të vëmendjes pas 2-2 në Napoli.

“Pashë që kishim nevojë për energji të freskët – thotë ai për Dazn, duke komentuar atë episod që nuk kaloi pa u vënë re –. Ndryshimet bëhen për të përmirësuar skuadrën dhe në atë moment na duheshin. Joviç dhe Okafor që hynë bënë mirë. Leao kërkoi për shpjegime? Sigurisht që po, do t’ia jap unë”.

REAGIMI I GIROUD NDAJ TRAJNERIT

Nuk ishte vetëm anësori portugez i pakënaqur. Qëndrimi i trupit, krahët e hapur të lojtarit që mbeti mosbesues për lëvizjen taktike të Piolit, i bëri jehonë edhe qëndrimi i Giroud. Francezi nuk gjen paqe për mundësinë e hedhur në erë. Ai flet për “dy pikët e humbura”, për pasigurinë pas golit të Napolit. E këtë e bën pa fshehur zhgënjimin për një fitore që dukej e arritshme dhe përkundrazi u zbeh, me rrezikun edhe për ta humbur në shtesë.

Lexo më tej: Një super Giroud nuk mjafton për Milan: Politano e Raspadori shpëtojnë Napolin

“Nëse do të kishim humbur edhe këtë ndeshje, do të duhej të flisnim për një moment të pafat – shtoi Pioli –. Gabimi ishte që pësuam golin e parë… futëm në lojë një kundërshtar që e kishim mbyllur mirë. Dy gola janë gjithashtu shumë pak për gjithçka që kemi prodhuar në aspektin e lojës dhe mundësive. Na vjen keq që kemi marrë vetëm një pikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *