• |
ide | kryesore

Kean i tërbuar me zëvendësimin: konfrontim me Drejtorin Sportiv Giuntoli e ndihmësin e Allegrit

-Instant, Sport, Video
Giuntoli



“Pse më heq mua?”. Ishte fjalia e artikuluar drejt pankinës nga një Moise Kean kontrovers me rastin e daljes së tij nga fusha gjatë ndeshjes Juventus-Verona. Skena, e cila më pas u la në hije nga media për shkak të golit të fitores nga Cambiaso në sekondën e fundit, u vu re nga Giuntoli. Drejtori Sportiv donte të sqaronte gjërat me lojtarin, të cilit iu anuluan edhe dy gola në natën e pafat në Allianz Stadium. Mes të dyve u zhvillua një takim sqarues, edhe në prani të Landucci, zëvendësit të teknikut Massimiliano Allegri.

Reagimi, siç mund të imagjinohet lehtësisht, u gjykua negativisht nga Giuntoli, i cili ia bëri të ditur sulmuesit. Nuk pati asnjë tension, shkruan La Gazzetta dello Sport, vetëm një këshillë për ish-lojtarin e PSG-së për të shmangur gjestet e ngjashme, për qetësinë e mjedisit. Nga ana tjetër, 23-vjeçari është plotësisht pjesë e projektit dhe është duke luajtur. Vetëm fati i keq i hoqi kënaqsinë e tre golave mes Torinos dhe Veronës.

Lexo më tej: Moise Kean mesazh për simuluesin Faraoni: “Mashtruesit nuk ndalen kurrë”

Juventusi po ecën fort dhe është më mirë të shmangen polemikat dhe shpërthimet e kota. Përpara është një kampionat për tu fituar dhe bardhezinjtë janë plotësisht në garë për titullin. Është për tu nënvizuar, gjithashtu, se edhe vetë Kean ishte shfryrë në rrjetet sociale: në shënjetsrë të tij ishte veronezi Faraoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *