• |
ide | kryesore

Megan Fox kritikohet për veshjen e saj të Halloween

Paparazzi, Slider



Megan Fox është përballur me reagime të rënda nga fansat e saj teksa aktorja ishte veshur me një kostum të frymëzuar nga Kill Bill dhe etiketoi faqen zyrtare të SAG-AFTRA në mes të grevës në vazhdim.

Megan hyri në Instagram këtë javë për të treguar kostumin e saj të Halloween-it të frymëzuar nga filmi së bashku me të dashurin e saj, reperin Machine Gun Kelly.

Javën e kaluar, sindikata e interpretuesve SAG-AFTRA vendosi udhëzime për aktorët e grevës së vazhdueshme përpara Halloweekend-it, duke i ndaluar ata të vishen si personazhe të njohura nga filmta dhe shfaqjet e njohura, dhe të postojnë foto në mediat sociale.

Por aktorja e Jennifer’s Body e bëri të qartë se ajo nuk do t’u përmbahej atyre udhëzimeve pasi u vesh si klasikja Gogo Yubari nga “Kill Bill: Vol. 1” e Quentin Tarantino.

Menjëherë ndjekësit e aktores shkuan në seksionin e komenteve  në Instagram duke kritikuar vendimin e saj të diskutueshëm. Një përdorues shkroi: “Nuk është një moment  i mirë për të sfiduar publikisht sindikatën që po lufton për t’ju mbrojtur, në një kohë të domosdoshme kur ata po u bëjnë thirrje aktive anëtarëve të ndajnë mesazhe mbështetjeje dhe fuqie në rrjetet sociale.

Por Megan Fox nuk është e vetmja personazh i famshëm që sfidon udhëzimet e Halloween të përcaktuara nga SAG-AFTRA. Komediania Sarah Sherman u tall hapur me rregullat që kufizojnë kostumet në një episod të fundit të Saturday Night Live duke bërë shaka se si fëmijët mund të ndryshojnë kostumet e tyre për të qenë të pranueshëm sipas rregullave SAG-AFTRA.

Rregulli i ri, të cilin shumë e kundërshtuan haptazi, u lëshua në mes të grevave të vazhdueshme të aktorëve që po zhvillohen që nga 14 korriku. Grevat kanë nisur për një mosmarrëveshje pune të vazhdueshme me Aleancën e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *