• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e draftit të Ramës për Asociacionin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me draftin e propozuar nga kryeministri Rama për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas Berishës, Albin Kurti një javë më parë pranoi kërkesën e liderëve të BE, ndërsa Vuçiç thotë ai u tregua tinëzar. Berisha thotë se në atë kohë draftin e Ramës për Asociacionin e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.

“Një javë më parë në Bruksel udhëheqësit më të lartë të BE thirrën Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin Serbomadh Vuçiç, të cilëve ju kërkuan: Kurti të miratojë sipas draftit që paraqitën krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Vuçiç të njohë de facto Kosovën.

Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinëzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist.

Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asociacionit dorëzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në atë kohë draftin e tij për Asociacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.

Por sot ky pohim i liderit global të 1 prillit u përgënjeshtrua nga Prishtina. Pra ky ishte blofi i tij i radhës. Këtu nuk ka asgjë të re. Po jo! Qëllimi i deklaratës së djeshme të Edi Ramës ishte vetëm një: të justifikojë refuzimin e Vuçiçit për draftin e Asociacionit si draft i Tiranës dhe ky është shërbimi i radhës që argati i bën padronit të tij!” – shkruan Berisha në Facebook. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Qfar lojra Lun Ky ramoviqi …!eshte unik per Te keq ,po Kush po Te detyron Te jesh kaq i pa sinqert me Kosoven veq Ky e din…!!!

  2. Aiiii cfare ke thene , o Salih , Drafti nuk eshte asgje .
    Rames i ka ngel vetem menyra e fundit te beje per ne Shqipetaret e Kosoves, ate qe beri Enver Milladini ne 1945.

    Brigada e 5 ( e peste ) RAMIZ ALIA , derguar leter Enver Milladinit 20 Janar 1945 nga Mitrovica :
    Shoku Enver , ketu armiku eshte i eger (Shqipetaret ) se Gjerman nuk kishte ne ate periudhe ne Kosove .
    Ne dhe Narodna Odbrana ( mbrojtja popullore serbe ) po kositim Shqipetar ketu ne Kosove .

    Pra Rames i ka ngel vete ti dergoi brigada Vucicit per ndihme , si Enveri qe dergoi brigaden e 5 dhe 6 , nen komanden e Shefqet Pecit dhe Ramiz Alise, ne Kosove per te ndihmuar vllezerit serb , por as kjo nuk do i funksionoj , se n’Kosove tjeter kenge kendohet , ka nderru moti , nuk jemi me autonomi e krahine , qe te tallet Rama me ne , sote jemi shtet , me ndihmen e Amerikes Imperialiste , edhe ne 1945 na deshtoi aleati Daja Hitler ( Gjermania Naziste ) , se sote ne Shqiperi nuk do kishte banda Komuniste .

    Ju pershendes nga Prishtina 🇽🇰

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *