• |
ide | kryesore

Berisha: SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit…

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp me gazetarët, u ndal te ajo cfarë ndodhi ditën e djeshme në Kuvend.

Berisha edhe njëherë hodhi akuza në drejtim të SPAK, që sipas tij është nën urdhrat e Ramës teksa “vrapoi në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale”.

“Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, – shpjegoi ai, – kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit.

Pra, midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament, kanë zgjedhur betejën për të drejtat e tyre në parlament.

Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme, më përfaqësuese dhe më e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur.

Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit.

Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara. Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull.

Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës. SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale.

Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit. Dëshmi e fytyrës së shëmtuar policeske të narkoshtetit. Ju ishit aty, shqiptarët e ndoqën në çdo moment atë, pse shkonte SKAP-i i partisë?

Edi Rama është tmerruar, ka humbuar, moral nuk ka pasur ndonjëherë, por i ka hyrë drithërima dhe frika në palcë.

Mendon se duke sjellë skapistë në parlament, do të mund të dekurajojë në betejën e tyre deputetët e opozitës, më e drejta në historinë e një parlamenti, për të drejtat e tyre kushtetuese.

Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë. Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti.

Por këtë herë kanë Sadushin omnipotent aty dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë.”– u shpreh Berisha.



8 Comments

  1. Mortjeeeee ta hoqi edhe ate pak mendje qe te kish mbetur tani ne pleqeri Rama…….ike per lesh.Zoti vonon por nuk harron…..uroj te gjendet nje politikan i njejte si Rama nga pd qe te vuaj po te tilla neser i gjati.Vend nga me te pasura ne ballkan Shqiperia dhe e late popullin rrugeve te botes te poshteruar.Siç vuajten femijt e Hoxhes uroj te vuajne edhe femijte e tu,te Likes e te Rames!!!!

  2. deputetët para si të ishin manekinë dhe t’i komandosh si marionetë, mund t’i yshtësh që të ndezin flakadanë, të thyejnë karrige dhe tavolina, të shtyhen dhe të zihen me kolegët përpara kamerave dhe të buzëqeshin e të puthen jashtë tyre, madje mund t’i vësh flakën Kuvendit, Kryeminsitrisë, Presidencës, Ministrive, RTSh-së…, mund të ulërasësh dhe trokasësh në çdo derë për të shpëtuar nga hallet e tua, për t’i treguar botës se ‘ose unë në shtëpi (jo në qeli), ose Shqipëria shkrumb e hi’, mirëpo gjithçka bën, nuk ka fajde, SPAK-u nuk sheh lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon gazetaTi hiqesh si cub trim pse ke frike nga spak,por ti je nje kurve plake,kujto policet qe te arrestuan ne vitin 2000 zerat thone qe je dhjere ne brek,shiko foto e tua ne ate kohe

    1. Po keto i beri rama mer te keqen harrove si erdhi ne pushtet. Mjaft o ropqira se ka kohe qe ju ka dal boja

  3. qe nga momenti qe je nen hetim, cdo gje qe thua e ben mund te perdoret kunder teje. Ti vazhdo, degjo keshillat juridike te Agites, se si i thon cte ben femije sta ben as perendia.

  4. O sali suli icik ata suli, kapssss Muli, kapsss Salianali, kapssss Bardhi. Nallbani sulet vet pa i then kapsss, biles atij duhet ti biesh nga veshet ndonjeher se kafshon dhe te zotin.

  5. o Sale, eshte e thjesht, kesaj i thon KARMA, vec se ty te zuri ne pleqeri, te vuash tani o shkret po nuk me dhimbsesh fare. Koka ben koka peson. Skishin fund lista e pasurive te familjes. Te gjith besonin se kishe vec nje dhom e kuzhin. U habit njerezia me listen e pasurive te familjes. Me aq pasuri mbaronin hallet e qindra familjeve shqiptare qe ti dhe shoket e tu ne qeveri u keni zhvatur shqiptareve te varfer.

  6. Po sikur e votove dhe ti o Birish, edhe pse nuk doje me then te drejten se e parandjeve direkt kete dit. Tani erdhi dita, ti shko njeher paraqitu, ku i dihet, mbase del i pafajshem. Cke pse trembesh. Vetem mos e ndrro versioni nje mij her sic ben neper konferenca se pastaj te ngrihet akuz tjeter, psh deshmi e rreme. Po ti prandaj nuk shkon aty se ke nje far moshe e sban me mend ca genjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *