• |
ide | kryesore

Përkeqësohet situata në Itali/ Shkon në 5 numri i viktimave, disa persona të zhdukur

Lajme, Të fundit



Stuhia Ciaran ka shkaktuar deri më tani 5 viktima në Itali. Situata është veçanërisht kritike në Toskanë ku pesë persona vdiqën ndërsa katër mbeten të zhdukur.

President i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe është në kontakt me qeverinë për atë kombëtare. Në disa lumenj niveli i ujit po bie, por Arno pritet të përmbytet pas orës 12:00. Në Veneto një person ende është zhdukur, bëhet fjalë për një zjarrfikës që po ndihmonte babain e tij të rregullonte disa thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi.

“Nuk kemi parë kurrë një erë kaq të fortë këtu, ujerat ishin shumë të forta gjatë natës dhe i kalonin 140 km në orë. Ishte e tmerrshme dhe sot dëmet janë të mëdha.”- kështu ka deklaruar Sabrina Lallitto, kryetare e bashkisë së Casacalenda (Campobasso) ku moti i keq bëri që një pjesë e çatisë dhe muri i palestrës së shkollës fillore të shembet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *