• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për statusin e PD-së, avokati kërkoi përjashtimin e gjykatësit

Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Indrit Sefa bëri kërkesë për përjashtimin e gjyqtares.

Po ashtu, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e grupit të Lulzim Bashës për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike. Përfaqësuesi ligjor i  Berishës tha se shtyrja e seancës është skandaloze.

“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Bëjnë që ky proces të shtyhet sa më shumë. Zoti Krischbaum anonçoi diçka skandaloze që tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë, që e përgënjeshtroi Gjykata e Lartë. Është e katërta herë që shtyhet, është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidhur në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, u shpreh ai.

Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për në 13 nëntor ora 15:00.



6 Comments

  1. Dorëzohet Fatos Lubonja: Berisha po bën lëvizje të dëshpëruara. Ai është non grata, ndërsa Rama ka me vete ndërkombëtarët

  2. E pastaj se u dorëzua Lubonja. Se mos ka pasë simpati ky për Berishën. Motoja e tij është që sado të sulmojë Ramën do nenvlefteson dhe Berishën. Se kush duhet të jetë nongrada në të vërtetë ai duhet të jetë Rama. E se sa e dun ndërkombëtarët ngelet për t’u parë o 10:34. Se vërtetë ka pasur mbështetje si për çdo kryeministër në një demokraci por ngjarjet më Macgonigal dhe me sjelljen ndaj opozitës si diktator nuk se kanë për të kaluar lehtë.

  3. Gimi akoma eshte duke pritur doktorin qe ti thote se hena eshte katrore. Te lumte Gimi. Njerez si ty e sjellin PD ne pushtet. Mos u dorezo. Komunistet nuk dorezohen.

    1. Fale mendjeve si ty kemi kenaqesine te njoftojme dhe nja 1 miljard euro borxh te ri kete vit. Po je i ri me kete performance te rilindjes nuk do marresh me shume se 150 pension ne 2050. Lum nena qe ka pjelle nje mendje si ty. Edhe po iku Edi .ocka urojme ta kesh komshi qe te vetkenaqesh sa here ta shohesh.

  4. Koqe. Mos fli gjume nga vihen kembet. Ne pushtetin e ketyre mavive po une ha aragosta dhe xhepin e kam plot me fonde private pensioni. Shiko veten te besh ndonje lek dhe mos harxho kohen me oferta celulari se do vazhdosh te hash akoma tasqebab me pilaf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *