• |
ide | kryesore

Mbetën të bllokuar në zonat e ujërave termalë të Bënjës, policia shpëton 23 turistë

Lajme, Të fundit



Policia u ka shkuar në ndihmë 23 turistëve gjermanë, polakë dhe francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te banjat e Bënjës. Turistët janë bllokuar në vendparkimin e zonës. Automjetet e tyre nuk qarkullonin dot për shkak se rruga ishte prishur si pasojë e daljes së lumit. Turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qytetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu, shërbimet e Policisë bënë të mundur dhe nxjerrjen e automjeteve dhe dorëzimin e tyre te turistët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *