• |
ide | kryesore

Video/ Calha-Lautaro, Inter triumfon edhe në Bergamo e mbetet në krye: Asllani fiton “derbin” me Gjimshitin

-Instant, Sport, Video
Inter



Në javën e njëmbëdhjetë të Serie A, Inter fitoi 2-1 ndaj Atalantës dhe qëndroi në krye të kampionatit. Në stadiumin Gewiss, Calhanoglu zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 40′. Më pas Lautaro dyfishoi epërsinë në minutën e 57′ me një gol të mrekullueshëm. Katër minuta më vonë Scamacca ngushtoi diferencën pas një asist të Lookman, por nuk mjaftoi. Zikaltrit ngjiten në 28 pikë, duke siguruar vendin e parë pavarësisht rezultateve të Juventus e Milan. Atalanta e Gjimshitit mbetet në kuotën e 19 pikëve.

INTER BËN 5 NË 5 TRANSFERTA

E vuajtur aq sa e rëndësishme fitorja e Inter në transfertë. 2-1 në stadiumin Gewiss kundër Atalantës i dha teknikut Inzaghi një shans arratie. E megjithatë pas 30 minutash lojë miqtë humbën mbrojtësin Pavard. Në një kontrast ajror francezi u dëmtua dhe u detyrua të largohej, duke i lënë vendin Darmian. Megjithatë, pak më pas Inter kaloi në avantazh. Mbrojtësi i sapofutur fitoi penalltinë që Calhanoglu e shndërroi me qetësi, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të Simone Inzaghi, të shkojnë në pushim me 0-1.

Lexo më tej: Inter, “specialitet” trasferta në kampionat e Champions: 50 ditë “zjarri” për Simone Inzaghi

Kryesuesit e kampionatit nuk u ndalën as në pjesën e dytë dhe këmbëngulën të bënin rezultatin 2-0. Fillimisht Lautaro pa t’i anulohet një gol për pozicion jashtë loje. Argjentinasi sidoqoftë e shënoi golin e dytë, pak më vonë, duke mposhtur Musso në shtyllën e largët. Megjithatë, kaluan vetëm katër minuta dhe Atalanta shkurtoi diferencën me Scamacca. Sulmuesi shënoi pas një asist të Lookman, që i vodhi topin Dimarcos. Gasperini u përpoq të forcojë repartin e avancuar duke futur Muriel dhe De Ketelaere. Në anën tjetër, Inzaghi largoi Mkhitaryan dhe Dimarco për Frattesi dhe Carlos Augusto, e pastaj edhe Asllanin për Calhanoglu. Në shtesë, Toloi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin bergamask me dhjetë lojtarë. Kështu që Inter vetëm menaxhoi rezultatin, ndonëse me pak frikë. Pesë fitore nga pesë jashtë fushe për zikaltrit, që ngjiten në +5 ndaj Juventus ndërsa pret ndeshjen e bardhezinjve kundër Fiorentinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *