• |
ide | kryesore

Protesta për Palestinën kthehet kundër Ramës, policia bllokon marshimin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Disa qindra qytetarë u tubuan në sheshin Skënderbej në një protestë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza dhe vrasjes së mijëra civilëve të pafajshëm. Protesta ishte paqësore. Organizatorët kishin njoftuar që pas disa fjalimeve në shesh do të marshonin në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza” dhe për t’u rikthyer sërish.

Arsyet e tubimit, sipas njoftimit që iu dërgua policisë është mbështetja e paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Organizatorët janë grupi mediatik “Mexhlis” dhe shoqatat “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “TUMED”, “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.

“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza” thuhet në njoftimin, që iu dërgua policisë.

Protesta është zhvilluar e qetë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, disa prej të pranishmëve kanë mbajtur fjalime ku u shprehur solidariteti me popullin e Palestinës dhe është dënuar vrasja e civilëve në bombardime, që synojnë spastrimin etnik në Gaza.

Organizatori i tubimit, Floriar Arapi preku edhe qëndrimin që po mban shteti shqiptar.

“Shumë shtete perëndimore janë bërë palë me këtë kasaphanë duke e mbështetur apo furnizuar izraelin ushtarakisht. Ndër këto shtete që miratuan me heshtjen e tyre këtë kasaphanë është edhe qeveria e shtetit tonë” u shpreh Arapi.

Pas artikulimit të këtyre fjalëve nga qytetarët e mbledhur në tubim janë dëgjuar thirrjet “Turp! Turp! Turp!”.

Ndërkohë Floriar Arapi ka vazhduar: “Para pak ditësh qeveria jonë abstenoi një rezolutë të OKB-së ku kërkohej ndalimi i menjëhershëm i luftës dhe i kasaphanës. Që prej asaj dite, Edi Rama dhe qeveria e tij janë bërë pjesë e kasaphanës që po ndodh në Palestinë. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria shqiptare dhe Edi Rama që të pastrojnë gjakun e fëmijëve palestinezë që kanë në duart e tyre. Të dënojnë ashpër genocidin, vrasjet e civilëve dhe fëmijëve të pafajshëm. Të dënojnë krimet e luftës dhe spastrimin etnik që po ndodh në Palestinë. Nëpërmjet ambasadores së Izraelit në Shqipëri i kërkojmë Izraelit të ndalojë luftën” tha Arapi, që vlerësoi pozicionin e Turqisë ndaj konfliktit në Gaza.

Deklaratat e tij janë shoqëruar me thirrjet nga qytetarët si “Turp” dhe “Krim”. Në vazhdim para besimtarëve , Arapi shënjestroi edhe Komunitetin Mysliman, duke e quajtur kupolën e tij drejtuese si “terroristë gylenistë”. ”

Dënojmë ashpër heshtjen e Komunitetit Mysliman ndaj masakrave që ndodhin në Gaza. Terroristët gylenistë sillen me dy standarte. Kur janë me besimtarët ata thonë se u vjen keq dhe janë me ta. U thonë se u vjen keq për popullin palestinez, por kur vjen për të mbajtur qëndrime publike ata nuk i dënojnë këta masakra” tha Arapi.

Edhe këto akuza u shoqëruan me thirrjet e protestuesve që nisin të thërrasin “Hipokritë! Hipokritë!”. Video e protestës është publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët.

Gjatë kohës që zhvillohej protesta, një numër policësh kanë qëndruar në anën juglindore të sheshit Skënderbej, duke bllokuar rrugën që të nxjerr në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me të mbaruar fjalimet, qytetarët kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Stop genocidin në Gaza” dhe janë nisur për marshimin e paralajmëruar.

Por policët nuk kanë lëvizur nga vendi duke u bllokuar rrugën. Për disa minuta, organizatorët e protestës janë përpjekur të negociojnë me policinë, pasi në njoftim ishte lajmëruar edhe marshimi drejt sheshit “Nënë Tereza”, por pa sukses.

Gjithsesi protestuesti janë shpërndarë në paqe duke anuluar marshimin në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo është protesta e dytë që mbahet në Tiranë në mbështetje të Palestinës.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar në të gjithë botën, por në asnjë vend tjetër policia nuk ka ndaluar marshimin.

Pas sulmit të Hamasit në datën 7 Tetor, ku mbetën të vrarë qindra civilë izraelitë dhe shmë të tjerë u morën peng, politika shqiptare u solidarizua në unanimitet me Izralin.

Në fasadën e Universitetit Politeknik u projektua flamuri i Izraelit dhe kryeministri Rama e postoi foton në rrjetet sociale.

“Shqipëria mban anën e Izraelit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmeve terroriste dhe me njerëzit e pafajshëm që u morën peng” shkruajti Rama.

Disa ditë më parë, qeveria shqiptare abstenoi në një rezolutë të OKB-së, në të cilën bëhej thirrje për ndalimin e masakrave në Palestinë. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara votuan kundër.

Vota abstenim e Shqipërisë u rendit mes 45 abstenimeve të tjera, ku bënin pjesë edhe vende të BE si Gjermania, ndërkohë që Franca votoi pro rezolutës./Lapsi.al



32 Comments

    1. Hamasi, dhe jo Izraeli, po ndëshkon banorët e Gazës”.

      Ky është mendimi i avokatit Daniel Taub, ish-ambasador i Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 2011-2015. Një një koment të gjatë për “The Telegraph”, ai e shikon pretendimin e disa grupeve të të drejtave të njeriut, se veprimet e Izraelit në Gaza për t’u mbrojtur nga sulmet vrasëse përbëjnë dënim kolektiv si të gabuar në ligj dhe të rrezikshëm në praktikë.

      LEXO EDHE:
      Antony Blinken ndalon në një vizitë të paparalajmëruar në Irak

      Sipas tij, e gjithë kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e manipulimit të palestinezëve nga Hamasi, i cili për të shpëtuar nga sulmet e ushtrisë izraelite po ndëshkon civilët. Izraeli nuk duhet të ndëshkohet pasi nuk ka bërë asnjë krim deri më tani, specifikon ai, ndërsa thekson se qeveria izraelite përmes veprimeve sulmuese kërkon që të parandalojë përsëritjen e një tjetër masakre të 7 tetorit.

      “Izraeli nuk po humb ushtarë çdo ditë në Gaza për të ndëshkuar njerëzit atje, por për të vrarë terroristët e Hamasit në tunelet dhe qendrat e tyre komanduese, të ndërtuara në mënyrë cinike nën infrastrukturën civile”, thekson në shkrim Daniel Taub teksa argumenton se “Hamasi, i etur për të përdorur civilët si mburoja njerëzore, është përpjekur të ndalojë evakuimin duke bllokuar rrugët e daljes dhe duke konfiskuar çelësat e makinave. Ai ka gjetur një aleat tek zyrtarët sylesh ndërkombëtarë.”

      Por absurditeti i argumentit, sipas tij, bëhet i dukshëm kur merren parasysh alternativat që i ofrohen Izraelit: ose të sulmojë strukturat e pushtuara terroriste pa marrë parasysh viktimat civile, ose t’i lërë të paprekura dhe kështu të transmetojë një mesazh për çdo grup terrorist në botë se nëse ata të krijojnë celula mes civilëve ata mund të veprojnë pa u ndëshkuar.

      Hedhja e fajit për abuzimin e Hamasit ndaj civilëve në derën e Izraelit, për avokatin Daniel Taub, vetëm po shpërblen këto taktika çnjerëzore dhe po siguron që ato të kopjohen nga grupet terroriste në vende të tjera.

      1. Sipas ketyre b… q… te lapsit,portalit te non grates edhe per luften qe behet ne Gaza fajin e paska Edi Rama.

    2. Këta janë si Muslimanet që kane emigrue në Evrope dhe mbeshtesin terrorista. Këta nuke jane Shqiptar as Evropjan por mbeturina lindore. thotë:

      Këta jane shqip foles Turq muti, ikni nga Shqiprie dhe Evropa o Tabiban lindor… Se pse ju jeni si Muslimanet, që kane emigrue në Evrope dhe dalin shesheve duke protestue në mbeshtetje të terroristave. Rrofte Izraeli dhe bota përendimore 🇦🇱🇪🇺🇺🇲🇺🇦🇮🇱

    3. Sufllaqexhinje kan filluar part time pune te ambasada israelite. Kush mbyll syte kunder masakrimit te femijeve grave te moshuarve zoti ua sjellte ne shtepite e tyre dhe pastaj le te thone jemi me vrasesit.

      1. Mirë shoku, mos i braktis mësimet e shokut Enver?
        Izraeli është një kobure në duart e imperializmit amerikan.
        Meriton një byrek me gjizë të prishur.
        Për momentin nuk ka.
        Po futesh në listë.
        Kur të bëhen në 2029, je i 156 759-ti.

      2. Ik mer kar. Thjesht njerzit normal jane indiferente ndaj pidhrobshave semite araboid apo cifutoide. Si rruhet kari fare.

    4. Sipas ketyre b… q… te lapsit,portalit te non grates edhe per luften qe behet ne Gaza fajin e paska Edi Rama.

  1. ata nuk dinë ç’të bëjnë me jetën e tyre që u ka ikur 32 vite kot pas këtij njeriu fals, që i u është shitur për i ndershëm dhe po gjykohet për 17 kulla, (të tetëmbëdhjetën e ka në proces), u është shitur trim e shkon si lepur, u është shitur burrë shteti dhe sillet si anëtar i Intifadës, u është shitur si i paprekshëm dhe përgjërohet gjithë ditën mos ta marrin as në pyetje.

    Pikëpyetja e vetme është se çfarë ndodh me këta njerëz po shkoi.

  2. Ju llum i injorancës që shani protesten..se jeni mësuar me byrek me presh dhe nuk ngreni zërin per asgje,, jo me te reagoni
    per ceshtje qe as edhe nuk i kuptoni nga neuronet e thara nga mielli…Per Palestinen do beje drejtesi vetem Zoti
    Disa Myslimanëve qe protestuan.. te mos te shtrohen ne Iftar me pushtetin qe nuk as fè e as atdhe…Te shohim Erdoan a do e ket mw xhan edin??

    1. Per Palestinen do beje drejtesi vetem Zoti- shkruan ti o idiot.

      Po pse hani mut atëherë?!!!!

      Lejani zotit tuaj të bëjë drejtësi, ose nuk qenka zoti juaj e ju jeni debila e mbani shpresë kot!

  3. Te denosh krimet mbi njerezit e pa fajshem eshte humanizem e drejtesi, por kur i sheh e hiqesh, pa qene parimor e i drejte ne gjykim, aresyetim e te mbrosh kriminelet anti njerezor me hipokrizine me keq nga terroristet, atehere, kesaj, apo atyre qeverive kushdo qofshin, duht tu themi se jane nxites, frymezues te genocidit e semitizmit.Ne kete mesele, kjo lloje politike te krijon mos besim, e deshperim.Sa per zuzaret tane, pushtetar jane laike, qe vijne nga geni tyre anti besim ne fe, me ndergjegje banditesh, hajdutesh, drogmenesh, vrases, tradhtare e te shitur.E,me keto vese, ti keshe bese kesaj rrace butake.

  4. Palestina nuk e njeh Kosovën dhe është në krah të Serbisë. Bëni pak kerkime se kjo vërtetohet lehtë.

  5. PARODI

    SALI BERISHA – TË MË VINI PA TROKITUR

    Dikur më the: “Unë do vonohem.
    ti lëre PD, e nga kryefoltorist ik.”

    Por unë u mërzita për humbjet në seri,
    dhe me Ilir Metën u bëra mik.

    Befas në 14 maj prapë m’u mbyll dera,
    humba zgjedhjet si herët e tjera.

    Fitoren në shtator e kisha pritur,
    që të më vinte pa trokitur.

    Me bindje të madhe e kisha pritur,
    shpresoja unë kot pa e ditur.

    Si dy siameze bashkë ju rrini;
    SPAKU dhe SHBA-ja siç e dini,
    ndaj nga njëra tjetra s’ju ndaj dot unë;
    edhe pse s’ju dua aq shumë.

    Sot më solle ti SPAK aty te dera,
    një lajm të keq si asnjëhera…

    (refreni)
    SHBA-në dëgjoja dhe mendoja,
    dhe zëri i arsyes si nje djall më foli:
    “Vertet SPAKU, ma hoqi lirinë?!
    Apo pashaportën mua ma morri?!”

    SHBA-në dëgjoja dhe mendoja,
    dhe zëri i arsyes si nje djall më foli:
    “Çfarë ti them unë, tani popullit,
    që korrupsioni n’shesh më doli?!”

    Befas herët m’u hap dera,
    ishte Ilir Meta si herët e tjera,
    atë edhe Salianjin i kam pritur,
    t’më sillnin militantët pa trokitur.

    Atë edhe Salianjin i kam pritur,
    t’më sillnin militantët pa trokitur.

    Si dy motra ju tashmë jini
    SHBA dhe SPAKU siç e dini,
    thoni në gjykatë duhet t’shkoj unë;
    përndryshe ma fusni më shumë!

    Te gjykata duhet të vete atje te dera,
    me militantët si ngahera…

    (refreni)
    SPAK-un dëgjoja dhe mendoja,
    dhe zëri i arsyes si nje djall më foli:
    “Fajin e ka SHBA-ja, që m’kujton barin,
    po hashashin n’Shqipëri Rama e mbolli!”

    Metën dëgjoja dhe shpresoja,
    dhe zëri i arsyes si nje djall më foli:
    Tani do jem më i lirë, e i fuqishëm,
    populli i 2marsit n’shesh po doli!”

    Vertet kjo stinë do ma heqë lirinë,
    Apo lirinë mua tash ma morri…
    apo lirinë mua ma morri…
    apo lirinë mua ma morri…?!

    1. Shumë kohë të lirë disponon o mik i çuditshëm 😂, hera parë që konstatoj që urrentja përkundrejt një individi prodhon art dhe poezi 🤣🤣🤣.

      Truth shall set you free, my lonely friend…

      1. S’është urrejtja për Saliun, por dashuria për të vërtetën, dhe drejtësinë, dëshira për të shembur këtë sistem hajdutësh dhe mashtruesit që ka 3 dekada që mban peng Shqipërinë .

      1. E ç’na gjeti! Ja edhe një rëmbythje kopil pa emër që kërkon llogari se ç’hyn Saliu këtu! Dhe Molla i ngjan si pordhë! Gjë që tregon që nuk është i shëndetshëm nga trutë! Dhe gjithashtu është thjesht një sharrës online sufllaqexhi I Saliut me siguri!

  6. Historikisht palestinezët nuk e njohin shtetin Izraelit dhe me metoda terroriste është përpjekur që të realizojë këtë synim. E keqja është se janë shtete të përcaktuara muslimane që Izraelin e shofin si një ishull i të keqes në hapësirën arabe. Dhe kjo hapësirë arabe është shtrirë shumë kohë më mbrapa duke filluar që në kohën e profetit Muhamet që zgjeroi hapësirën si feja e re sunduese e që ishte feja e arabëve. Shumë nga këto shtete që quhen arabe as që kishin lidhje me fenë musulmane dhe gjuhën arabe. Kështu kanë qenë dhe filistejtë antikë që kishin gati 2000 vjetë që jetonin me ebrejtë. Kthimi në muslimanë të tyre ndryshoi çdo gjë. Ebrejtë i ngelën besnikë traditave të tyre. Dhe këtu është pikënisja i konfliktit midis tyre që ka qenë sporadik në kohrat mesdhetare e gjatë perandorisë Osmane por ky konflikt filloi të shtohej me shumë pas rënies së saj. Pra feja më shumë se etnia ka qenë faktor dominues në këtë konflikt që palestinezët e ushtrojnë me shumë ndihmuar sigurisht nga shtetet agresore të tjera musulmane. Pra dhe kur sheh që protestohet në Tiranë nga persona të lidhur shumë me këtë fe e që thërrasin Allahun duke i dhënë karakter fetar është për të ardhur keq. Sepse është ky karakter që Hamasi kryesisht e shef këtë konflikt duke përdorur mjete e aksione terroriste si dikur kur ushtritë e Muhametit e kishin qëllim për të ndëshkuar të pa fetë sipas tyre!!!

    1. @ Gimi
      Mirë vlora dhe berati po tepelena c’pati ?
      Ti je dhe i djathtë o Gimi çu bashkove me korin e bretkosave?
      Po Ukraina e ka njoft Kosovën?
      Për atë ne morëm 6 muje leje për të për në okb për të ngrite çështjen e luftës ruso-ukrain.
      Izrael i spo njef me veten o Gim
      Në vend qe.të japë dorëheqjen.netanjahu që është përgjegjës për jetën e izraelitëve vret 10000 mijë palestinez fëmijë e gra ,pleq e plaka.
      Nuk po e bëj me të mire hamasin po palestinezët janë më keq se ne në kohën.e enverit.
      Po shofim popujt me palestinë dhe qeveritë me izraelin.

  7. Është bllokuar nga policia një protestë paqësore e paralajmëruar.
    Një veprim antiligjor i policisë shqiptare pasi për protestat, ligji i shkruar thotë që për protestat paqësore të çdo lloji, organizatorët vetëm duhet ta lajmërojnë protestën e jo të marin leje.
    Po shkon në 10 mijë numuri i civilëve, fëmijë , gra e pleq të vrarë në Rripin e Gazës.
    Ishte vërtetë një akt terrorist i Hamasit sulmi i befasishëm me vrasje të civilëve në Izrael, por terrorizmi nuk mund të luftohet me terrorizëm.
    Pretendohet nga qeveria e Netanjahut se ushtria do të ndëshkojë terroristët e Hamasit, por me aq sa po shohim , nuk është fjala vetëm për ndëshkimin e tij por qëllimi është për të bërë pastrim etnik , shfarosjen e dëbimin e mbi 2 milion palestinezëve nga vendbanimet e tyre.
    A e kanë izraelitët të drejtën për të krijuar një shtet të tyre ?
    Sigurisht që po sepse janë një popull i martirizuar e dëbuar nga vëndlindja e të parëve të tyre.
    Por faktikisht ata tani e kanë një shtet e bile shtetin më të fuqishëm në ate zonë.
    Prej mbi 2 mijë vitesh, arabët palestinezë kanë jetuar në këto troje e do të ishte e marrëzishme që tju mohohej një shtet i tyre vetëm në mbrojtje të një populli tjetër,
    E keqja është se konflikti izraelito-palestinez vazhdon të shihet me syrin e luftës së bashkësive fetare.
    Pjesa më e madhe e popullsisë së botës është e përkatësisë myslimane.
    Mendoni se çfarë mund të ndodhte që miliarda myslimanë të luftonin për jetë a vdekje me miliarda rë tjera të fesë së krishterë apo hebrej , si në rastin aktual
    Mendoni për një moment se çfarë do të ndodhte sikur banorë e vjetër autoktonë , “indigjenë” të Anerikës së veriut e të jugut, të pretendonin që të largonin kolonët e ardhur nga Europa e kontinentet e tjera për të krijuar shtetet e tyre “të pamvarura”.
    Do të ishte e marrëzishme edhe të mendohej një gjë e tillë, pasi kanë kaluar mbi 5 shekuj nga “zbulimi” i Amerikës nga europianët
    Gadishulli ynë që tani quhet Gadishulli i Ballkanit, deri para një shekulli , nga gjeografët e historianët quhej Gadishulli Ilirik, sepse dominohej nga ilirët.
    Fiset ilire shtriheshin që nga Greqia në jug, deri në Austrinë e sotme.
    Ne shqiptarët, që tashmë është e verifikuar shkencërisht se jemi pasardhës të ilirëve, mos duhej të krijonim një shtet të madh në gjithë gadishullin ku jetojmë ?
    Edhe kjo do të ishte e marrëzishme qoftë edhe të mendohej.
    Perandoria romake pati pushtuar për gati 1000 vite Europën e pjesë të Azisë e Afrikës veriore e më vonë nda në dy pjesë, perandoria katolike e perëndimit dhe ajo lindore e Bizantit.
    A mos duhet që për hir të këtij fakti historik midis ortodoksëve të Bizantit e katolikëve të Europës perëndimore duhet të vazhdojë një luftë e pambarimtë ?
    Nëse lexon librat e shenjtë të këtyre dy religjioneve, veren se në to bëhet thirrje për paqë e soiidaritet njerëzor.
    Paradoksalisht ka ndodhur e kundërta.
    Është përdorur përkatësia fetare për të bërë luftëra me miliona viktima.

  8. para burgosjes së tij, opozita në Tiranë dhe opozita në Prishtinë e sulmuan kaq ashpër, kaq fort dhe rrëmujshëm, sa që askush nuk do e kishte besuar se këto akuza vinin nga figura poliike shqiptare.

    Berisha dukej sikur kishte lexuar rrjesht për rrjesht raportin e Dick Martyt, ndoshta edhe në të njëjtën kohë apo para tij. Akuzat për vrasjen e militantëve të LDK-së u bënë aq hapur, sa kishte ndodhur vetëm në faqet e shtypit beogradas. Bile atij ultra nacionalist.Ti xhihadist ketu lart kur te besh protesten tjeter merr dhe dy xhihadistet salih e albin qe te keshe sukses.beni nje proteste dhe per masakren e femijve dhe 250 njerzeve qe masakroj hamasi,me qe ty te vjen keq vetem per femije palestinez qe vete hamasi i perdor duke i mbushur me tritol per te vrare njerez te pafajshem.

  9. Berisha me këtë çështje është i humbur, unë e shoh të humbur. E kam lexuar dosjen me shumë kujdes. Janë treguar të kursyer kur e kanë akuzuar vetëm me dy klauzola, pra, dy shkelje penale, ka edhe të tjera atje, ka falsifikime. Akuza mund të rëndohet. Ai nuk sheh zgjidhje nga ana juridike, ai vetë, fëmijët e tij që i ka juristë, shohin që nuk ka zgjidhje juridike, shohin që pozita e tij do të rëndohet. Këtë e tregoi edhe ortsku i dhëndrit të tij të cilit i kishte ikur goja sot. Unë mendoj se ai nuk ka zgjidhje tjetër”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *