• |
ide | kryesore

Video/ VAR i mohon penalltinë, tërbohet Iago Aspas: reagimi i tij është i pabesueshëm

-Instant, Sport, Video
Aspas



Nuk kalon një fundjavë pa pasur polemika të pafundme në çdo kampionat për shkak të vendimeve të arbitrave. Në çdo ligë është gjithmonë dikush gati për t’u ankuar, me të drejtë ose jo, për një penallti të pa akorduar, një offside të pa sinjalizuar ose për ndonjë arsye tjetër. Vetëm se reagimi i sulmuesit të Celta Vigo, Iago Aspas, gjatë ndeshjes së La Liga mes vendasve dhe Sevilla ishte paksa i tepruar, për ta thënë butë.

VAR I MOHON PENALLTINË, IAGO ASPAS “TËRBOHET”

Ishin minutat e fundit të ndeshjes Celta-Sevilla, ku miqtë sapo kishin arritur të barazonin falë golit të En-Nesyri. Megjithatë, Celta, e mbetur me 10 lojtarë nga minuta e 20′ e pjesës së dytë, mendoi se mund të kishte një mundësi të madhe të pashpresuar. Në kohën e plotë shtesë, arbitri Alejandro Martinez fishkëlleu një penallti për një faull të Jesus Navas ndaj Douvikas. Në atë moment, megjithatë, arbitri u thirr nga VAR.

Pasi kishte parë disa herë aksionin në fjalë, arbitri i ndeshjes vendosi të ndryshojë vendimin e tij dhe të mos japë penallti. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër të lojtarëve të Celta Vigo dhe mosaprovimin e publikut të pranishëm. Megjithatë, ishte Iago Aspas ai që e mori më keq situatën. Sulmuesi, i cili ishte në stol pasi u zëvendësua rreth minutës së 70′, fillimisht ngriti duart drejt qiellit në shenjë zhgënjimi. Më pas në tërbim e sipër nxorri inatin mbi monitorin VAR, duke e kapur dhe hedhur në tokë përpara se ta largonin disa anëtarë të stafit të klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *