• |
ide | kryesore

Jorginho, gjesti antisportiv që tërboi Lascelles: “Nuk bëhet kjo me kapitenin kundërshtar”

-Instant, Sport
Lascelles



Në fundjavën e Premier League që sapo kaloi, Newcastle fitoi sfidën e kreut kundër Arsenal me një gol rokambolesk, që ishte objekt diskutimi dhe analize të thellë nga VAR. Tre episode parregullsish ishin në aksionin e golit, që sidoqoftë u quajt i rregullt. Fitorja e Magpies mërziti mesfushorin Jorginho, i cili në fund të ndeshjes bëri një gjest të shëmtuar ndaj Lascelles.

ÇFARË BËRI JORGINHO?

Mesfushori Jorginho nuk pranoi t’i shtrëngonte dorën Lascelles në fund të ndeshjes. Në Premier League mbretëron Fair Play dhe harrohet çdo rivalitet dhe/ose keqkuptim që ka ndodhur gjatë 90 minutave të lojës. Kultura anglo-saksone bazohet shumë në Fair Play dhe gjesti i mesfushorit të Arsenal e tërboi kapitenin e Newcastle. Ai në fund të ndeshjes bëri deklarata të forta dhe të ashpra ndaj italianit të Gunners.

Lexo më tej: Video/ VAR e quajti të rregullt, Arteta i tërbuar me golin e Gordon në Newcastle: “Turp, ndihem i sëmurë

LASCELLES I TËRBUAR

Lascelles, kapiteni i Newcastle, në fund të ndeshjes shkoi drejt Jorginho, duke i drejtuar dorën, por italo-braziliani e refuzoi. Pas ndeshjes deklaratat e tij për lojtarin e Arsenal ishin të ashpra: “Më shijoi fitorja ndaj Arsenal. Jorginho nuk donte të më shtrëngonte dorën në fund të ndeshjes. Isha i tërbuar se për mua nuk ekzistojne këto gjëra. Nuk refuzohet asnjëherë shtrëngimi i dorës me kapitenin kundërshtar, është çështje sportiviteti. Ai nuk e bëri prandaj jam edhe më i lumtur për fitoren. Disa skena nuk janë të pranueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *