• |
ide | kryesore

Familjet shqiptare kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëtat në Europë, sipas fuqisë blerëse

Lajme, Të fundit



Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundit, të ardhurat e familjeve shqiptarë janë të pamjaftueshme për të përballuar një jetesë normale në krahasim me shtetet e tjera të Europës, madje dhe rajonit.

Të ardhurat, përveçse janë të ulëta zhvlerësohen edhe më tej nga çmimet e larta.

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave të dsiponueshme të ekuivalentuara për anëtar të një familjeje, të cilat tregojnë të ardhurat totale të një familjeje pas taksave që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes të konvertuar në të rritur[1].

Ky tregues matet sipas standardid të barazisë së fuqisë blerëse, ose PPP (purchasing power standard). Teorikisht një PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Shqipëria e kishte treguesin e të ardhurave mediane të disponueshme në 2020 (viti më i fundit kur të ardhurat janë të disponueshme) në 4,358, që është më i ulëti në Europë (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovimën mungojnë). Treguesi median nënkupton që gjysma kanë më shumë se 4358 PPS dhe gjysma më pak.

Në krahasim me medianën europiane po në të njëjtin vit (17,926 PPS), një anëtar i një familjeje shqiptare kanë në dispozicion vetëm 24% të të ardhurave. Si rrjedhojë fuqia blerëse e një familjeje shqiptare është katër herë më e ulët se ajo e mesatares europiane.

Ndonëse të ardhurat për frymë janë sa 32% e mesatares europiane, kur krahasimi bëhet sipas fuqisë blerëse, treguesi ulët në 23%, si rrjedhojë e fakti që çmimet në pjesën më të madhe janë njëlloj me vendet e BE-së (sidomos në supermarkete), ndërsa të ardhurat shumë më të ulëta.

Në krahasim me Gjermaninë, psh, fuqia blerëse është 5.5 herë më e ulët, me Italinë 4 herë më pak, me Greqinë 2.3 herë më pak.

E dyta më e ulët pas Shqipërisë, për të ardhura mediane të disponueshme, renditet Maqedonia e Veriut (5,988 PPS), Turqia (6,210 PPS), Mali i Zi (6,328), Serbia (6,968 PPS).

Europa

Sipas Eurostat Në vitin 2022, të ardhurat mesatare të ekuivalentuara të disponueshme në BE ishin 18 706 standarde të fuqisë blerëse (PPS) për banor, duke u rritur nga 18 011 PPS të regjistruara në 2021.

Në nivel kombëtar, vendet e BE-së me të ardhurat mesatare më të larta të disponueshme në 2022 ishin Luksemburgu (33 214 PPS), Holanda (25 437 PPS), Austria (25 119 PPS), Belgjika (24 142 PPS), Danimarka (23 244). PPS) dhe Gjermania (23 197 PPS).

Në të kundërt, Bullgaria (9 671 PPS), Sllovakia (9 826 PPS), Rumania (10 033 PPS), Hungaria (10 217 PPS) dhe Greqia (10 841 PPS) raportuan vlerat më të ulëta.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, marrin për bazë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes. Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar që të dhënat të jenë të krahasueshme midis vendeve./ Monitor



1 Comment

  1. vetem 2.3 herë më pak me Greqine, do te thote shume per ecurine e Shqiperise ne pellgun tone e gjithashtu dhe per krizene vazhdueshme te Greqise. Ne fillim te viteve 2000 ky tregues ishte mbi 4… Besoj ne 2030 ky tregues do ulet ne 1-1,5 e max ne 20 vjet do jete barazuar plotesisht nqs Shqiperia mban kete ritem rritjeje ekonomike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *