• |
ide | kryesore

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie nga ura

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie nga ura



Një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku mjeti është përmbysur mbi urën 158 metra të lartë. Aksidenti është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit. Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen r shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *