• |
ide | kryesore

Balla kërcënon opozitën: Po kryeni vepër penale! Felaj: Jeni dele!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetët e opozitës kanë protestuar sërish duke bllokuar foltoren e Kuvendit, duke përmbysur karriget. Opozita nuk po lejon jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

Në sallë janë ndezur edhe tymuese që e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të seancës parlamentare, që zgjati vetëm 20 minuta. Por në sallën e parlamentit, Ministri i Brendshëm u ka kujtuar deputetëve se ndezja e tymueseve është vepër penale, ndërsa Ermonela Felaj i ka quajtur dele.

Berisha: Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin parlamentar të investitorit strategjik. Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë.

Balla: Secili prej jush kush më shumë e kush më pak keni detyrën që ta ushtroni mandatin që ju ka ngarkuar populli. Thirrja ime për deputetët në krahun e djathtë: Mos u keqpërdorni për hallin e një personi të vetëm, ky njeri e ka marrë peng PD prej 30 vitesh. Meqë kërkoni komision hetimor parlamentar pse nuk mblidhni 28 firma dhe shkoni në Gjykatën Kushtetuese. Apo keni harruar që gjykata kushtetuese jua ka rrëzuar kërkesat?

Ina Zhupa: Jeni kamikazë, u keni vënë bomba parlamentit.

Felaj: Po shkoni si dele qorre pas një njeriu të vetëm.



6 Comments

  1. Felaj, kjo e fisit qe ka pushtuar drejtesine!
    Balla, nje ordiner bandit.

    Bejne moral e shesin rregulla,
    kur vete jane shnderruar ne vegla te antikushtetushmerine e jonormalitetit.
    Dele Mavi.

    1. Bravo dhia nuk e dallon dot se kush eshte dele,nuk ka demokrat dele ,ka vete ripjelljesa dele .
      Si thote populli ” ja pa dhia deles dhe i tha -ta pash ,thia e mban bishtin perpjet dhe ja shikon i gjithe ky popull qe per fat te keq eshte kthyer ne DELE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *