• |
ide | kryesore

E pazakontë në Maliq, shkatërrohet një varr, eshtrat varrosen disa metra më larg

Arkiva, Lajme
E pazakontë në Maliq, shkatërrohet një varr, eshtrat varrosen disa metra më larg



Një ngjare e pazakontë ka ndodhur në Korçë, ku sipas pretendimeve të një të moshuare, disa persona kanë dhunuar varrin e babait të saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashtëmi të Maliq, ku sipas të moshuarës, familjarë të shtetasit me inicialet Th. K., 43 vjeç, kanë dhunuar varrin e babait të saj duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *