• |
ide | kryesore

Nwabueze nuk u bë mësim: amerikani kishte probleme në zemër, por ishte më me fat se Dwamena

-Instant, Sport, Video
Nwabueze



Raphael Dwamena humbi sot jetën, në episodin më tragjik që ka përjetuar futbolli shqiptar. Ganezi u rrëzua përtokë në minutën e 24’ të ndeshjes mes Egnatias e Partizanit. 28 vjecari kishte problem me zemrën dhe kjo dihej, pavarësisht se me të rrogozhinasit nënshkruan dhe ai u lejua të luante në Shqipëri. Nuk shërbeu për mësim as rasti Nwabueze, sulmuesi amerikan i Laçit, që dy vjet më parë ishte protagonist i fushave të Superiores.

Një ngjarje për të cilën duhet të ishin alarmuar të gjithë palët e interesuar, sepse Dwamena në Europa nuk u lejua të luante më si profesionist, pavarësisht defibrilatorit. Probele në zemër, pikërisht si Nwabueze, që kishte të shkruar në kartelën e tij mjekësore problemet me zemrën. Fatmirësisht nigeriani doli pa u lagur. Natyrisht, Kyrian ishte shumë më me fat se ganezi që humbi jetën sot në Rrogozhinë.

Precedenti i takon dy viteve më parë, gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës që kurbinasit luanin në shtëpi ndaj Partizanit. Ndeshja e zhvilluar më 17 mars 2021 u shoqërua me momente paniku, sepse në minutën e 12’ të takimit Nëabueze mbeti i shtrirë në fushë për disa çaste në një kohë kur nuk pati asnjë kontakt me kundërshtarët. Menjëherë të dy stafet e skuadrave u futën në fushë dhe i dhanë ndihmën e parë futbollistit nigerian me pasaportë amerikane. Në fushë u fut edhe ambulanca. Gjithsesi pas pak çastesh Nwabueze rimori veten dhe u rikthye në fushën e lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *