• |
ide | kryesore

Sforco e fundit para ‘Gjermani 2024’: nga e hëna, shtatë ditë pa pushim për kombëtaren kuqezi

-Instant, F1, Sport
Gjermani



Të hënën e 13 nëntorit, Kombëtarja kuqezi nis përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Të besuarit e brazilianit Sylvinho do të luajnë ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e, më pas, ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të nisin që sot të grumbullohen në Tiranë. Grupi, sidoqoftë, pritet të kompletohet ditën e hënë. Kjo është edhe koha kur të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet e tyre respektive. Asnjë ditë pushim, madje as pas kthimit nga Moldavia, kur të nesërmen e ndeshjes është programuar një seancë stërvitore në mesditë në Tiranë.

Ky është edhe programin paraprak mediatik dhe stërvitor i kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të rëndësishme. Në këto 180 minuta vendoset fati i Shqipërisë, për një vend në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake. Megjithatë, si zakonisht, ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

Lexo më tej: Moldavia, kualifikimi e ardhmja dhe situata e Bajramit: Sylvinho zbulon përse la jashtë Brojën

PROGRAMI MEDIATIK E STËRVITOR KUQEZI

E hënë, 13 nëntor 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT).

E martë, 14 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT).

E mërkurë, 15 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT).

E enjte, 16 nëntor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Zimbru’ ,ora 17:15.
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Zimbru’, ora 18:00.

E premte, 17 nëntor 2023

MOLDAVI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau, Moldavi.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT).

E shtunë, 18 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 12:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT).

E diel, 19 nëntor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:15.
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT).

E hënë, 20 nëntor

SHQIPËRI – ISHUJT FAROE, ORA 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.

*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *