• |
ide | kryesore

Video/ “Fuqia jonë janë tifozat”. Arbnor Muja sfidon moldavët: “Nuk besoj se do kemi probleme”

-Instant, F1, Sport, Video
Arbnor



Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Në dy ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ kuqezinjtë kanë nevojë për vetëm një pikë për tu kualifikuar. Synimi i vetëm është arritja e objektivit madhor dhe Arbnor Muja nuk tërhiqet nga sfida. “Si çdo herë jemi përgatitur dhe jemi shumë të fokusuar. Kjo është finalja jonë – tha Muja -. Në këto kualifikuese jemi përgatitur mirë, ta shohim se si do të vazhdojë ecuria edhe në këto ndeshje. Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë dhe të dalim më shumë apo më pak nga vetja, nëse vazhdojmë me këtë ecuri që kemi pasur nuk besoj se do të hasim probleme”.

Lexo më tej: Sylvinho humb mbrojtësin pa nisur grumbullimin: Ajeti dëmtohet, braziliani thërret Jon Mersinaj

Sulmuesi kuqezi vlerësoi ekipin e Moldavisë, dhe bëri thirrje për mbështetje nga tifozët kuqezi: “Futbolli gjithmonë ka vështirësi dhe mendoj që ekipi që kemi, grupi që kemi ka shumë cilësi dhe zemër dhe besoj se do të dalim me fitore. Fuqia jonë janë tifozat kuqezi, tifozat e kombëtares, jemi shumë krenar për ta dhe shpresoj që t’i gëzojmë në dy ndeshjet e fundit, së pari me Moldavinë dhe pastaj ta bëjmë festën e madhe në Tiranë”, përfundoi Arbnor Muja.

https://youtu.be/dsE4kFGxwGU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *