• |
ide | kryesore

Sylvinho humb mbrojtësin pa nisur grumbullimin: Ajeti dëmtohet, braziliani thërret Jon Mersinaj

-Instant, F1, Sport
Mersinaj



Arlind Ajeti fut në mendime teknikun Sylvinho. Mbrojtësi, titullar i dy ndeshjeve të fundit, pëson një dëmtim. Kjo situatë e papritur detyron një ndryshim në listën e Kombëtares, për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi. Kështu, tekniku ka shpejtuar të thërrasë mbrojtësin Jon Mersinaj.

Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin.

Lexo më tej: Moldavia, kualifikimi e ardhmja dhe situata e Bajramit: Sylvinho zbulon përse la jashtë Brojën

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike. Disa lojtarë në fakt kanë mbërritur që të dielën dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *