• |
ide | kryesore

Vrasja e Vajdin Lamajt, gjykata shtyn vendimin për Shullazin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e Vajdin Lames, gjykata shtyn vendimin për Shullazin



Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për vendimin ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut. Mësohet se mbi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij Viktor Bajraktari, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi rëndojnë 4 akuza.

Akuzat janë “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë që në seancën e sotme u bë leximi i deklarimeve të dhëna gjatë hetimeve paraprake i 5 dëshmitarëve. Seanca e radhës pritet që të mbahet më 20 nëntor.

Njoftimi i GJKKO:

Pranë Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është duke u gjykuar ҫështje penale penale me Nr. 31/105 Akti, në ngarkim të të pandehurve: i) E.Sh dhe V.B, akuzuar për për kryerje të veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal, në dëm të shtetasve V.L dhe A.A; ii) I.T dhe L.R akuzuar për për kryerje të veprave penale “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit (K.S), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal, në dëm të shtetasve V.L dhe A.A; dhe iii) I.R akuzuar për për kryerje të veprave penale “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit (K.S), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Në seancën gjyqësore publike të datës 13.11.2023 u bë leximi i deklarimeve të dhëna gjatë hetimeve paraprake i 5 (pesë) dëshmitarëve. Seanca e rradhës gjyqësore publike do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 09:00 për të diskutuar lidhur me provat shkresore.



1 Comment

  1. ore do e nxjerri shullazin vitin tjeter rama se do i duhet per zgjedhjet …..

    ska ngel njeri burgjeve me lul berisha, me indrit dokle me bajrja me suel cela

    ca pret shoket i keta i kane ne spak, ne gjkko, ne polici, i kan deputete e kryetare bashkish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *