• |
ide | kryesore

Flet Rama: Pse zgjodhëm Shëngjinin për afrikanët nga Italia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama vendosi më në fund të flasë në shqip për marrëveshjen e firmosëur me homologen italiane Giorgia Meloni për marrjen e 3 mijë emigrantëve afrikanë. Ai tha se Lezha nuk u zgjodh rastësisht, por pati një studim.

“Kur është vendosur vendi, nuk është vendosur arbitrarisht, por janë studiuar disa opsione. Është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset që është në krah të spitalit repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit. Është një operacion që për sa na takon së pari Shqipëria ofron hapësirën por nuk ka asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejt e menaxhon të gjithën Italia.

Edhe fondet janë të Italisë. E vetmja gjë që do impaktojë zonën eshte se ata njerëz që do strehohen aty do ushqehen do shërbehen dhe kjo do ti shërbejë zonës sepse zona, bizneset në zonë do kenë një klient të ri që do marrë ato shërbime. Të gjitha aspektet e tjera s’do kenë asnjë mundësi të impaktojnë sigurinë, qetësinë”, – tha Rama në Report Tv.

I pyetur nëse duhej të kishte pasur një leje nga presidenti për të realizuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama tha se marrëveshja do të shkojë në parlament. Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se kjo marrëveshje nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik si Italia.

“Do ta çojmë marrëveshjen në parlament. Pala italiane donte të nisnim me këtë marrëveshje ndërqeveritare. Ne ua kemi bërë të qartë se do ta bëjmë këtë marrëveshje dhe do ia drejtojmë parlamentit. Zhurmat janë pjesë e jetës. Nuk janë zhurmat që drejtojnë vendimmarrjen e një qeverie. Nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik.

Italia e vetmja që mund ta ketë një favor të tillë në Shqipëri. Është edhe gjeografia shumë e rëndësishme, jemi fqinj me Italinë, na ndan një det, por mund të ishim rajon i Italisë në kuptimin gjeografik. Një marrëdhënie e tillë dhe një marrëveshje e tillë me vende që janë shumë larg nesh, nuk bën sens” – tha Rama. ©LAPSI.al



18 Comments

  1. Ore po mire Italia e menaxhon, ne skemi pune fare. Bukuri! Po nuk paska italia 1000 m2 te lira per ta bere ate qender pritje a kamp ne Itali dhe ta menaxhoje nga A te Zh-ja????? Jo per gje, por eshte dhe me efektive ne kosto sesa te beje rruge vajtje ardhje Rome-Shengjin-Fush Arres dhe anasjelltas:)

    O Ramazan, nuk jane te gjithe patronazhiste qe i hane brockullat e tua per tartuf o te qifsha robt!

    1. Qeke kar!
      Shif sa fugshkërdhyer do bëjnë si afrikanë në komente!

      Pse ça kujton se ska ky popull kurvë aq bythë për afrikanët!?
      Në rrjesht për një i ke si ti thotë Rama!
      Gati gjithmonë gati!

      1. Nuk e kuptova pse e fyeve në replikën e bërë komentuesin të cilit i ke bërë replikë, sepse ju të dy ishi me të njëjtin mendim, pra kundër ardhjes së emigrantëve!!!!!!

      2. O boss, lexo deri ne fund se ca kam shkruar para se te komentosh. Kshu qe mend per here tjeter, qe mos dukesh kar ashtu sic me the mua pa pik lidhje.

  2. Sa I madh,sa gjigand por mbi te gjitha sa modest. Do ia lere parlamentit ne dore. Jo se thone pastaj qe I merr vendimet me koken e tij pa pyetur. Jorgo shpjegojua ketyre shpellareve qe se kane haberin.

      1. be be be be be be be be .aman ere zemer aman.”vetem mos u ndani,se as buk nuk duam” tha ajo nga berati.patronazhist,aktivist,debatiks ju qifsha motrat

        1. o i paemer i karit te vetmet qenie qe nuk duan buke dhe uje jane gati te hane bar dhe te japin jeten per saliun dhe te bejne patronazhistin dhe spiunin e kundershtareve jeni ju berishistat mor te qifsha motren dhe njerezit kete e dine dhe prandaj nuk ju votojne.

  3. Shum mir tia bej bq te Lezhës që nuk jan as malok e as fushor. Të ken këllqe le të bllokojnë rrugët. Shum mir tia beje..ne cdo qytet le te sjell

  4. arriti të shmang hetimin e tij dhe të varros provat . Por nuk arriti të fshih gjurmët e krimit.

    Refuzimi për të dorëzuar oficerët është i dokumentuar me shkrim.

    Refuzimi për mos lejuar prokurorët në vendin e ngjarjes është i dokumentuar.

    Refuzimi për të dorëzuar serverin atë ditë dhe pastaj fshirja natën e 21 janarit sipas ekspertizës amerikane është i dokumentuar.

    Ndërrimi i tytës së armës që vrau Aleks Nikën është i dokumentuar.

    Betimi i tij se do vriste jo 3 por tre mijë është i dokumentuar. Vullneti i tij politik për ti dal zot gjithë ngjarjes është i dokumentuar.

    Dhe të gjithë këto janë kundër çdo ligji.

  5. “Një marrëdhënie e tillë dhe një marrëveshje e tillë me vende që janë shumë larg nesh, nuk bën sens”

    1. E sidomos për trafikantët që do mbushin xhepat e tyre të policisë e të Ramës. Malli i zi do jetë me mijëra.

  6. Me beri pershtypje nga fjalimi i Rames kjo fraze: “por mund të ishim rajon i Italisë në kuptimin gjeografik.” Interesanti si teze eshte pak e vjeter po gjithsesi interesante.

    1. Nuk ka asgje imteredante o Astrit. Ky eshte nipi i Ahmet Zogut. Nuk e besuuat Kacin kur jua thoshte.
      Une jam kurrioz te di kush ishin ata “qe studiuan dhe percaktuam Shengjinin”, kush jane keta perndite e Olimpit, Zeusin e morem vesh.
      Zeusi ka bere matematike deri ne klasen e 8-te. Prandaj nuk i del hesapi se si Italia, qe shet pordhe si vemdi i 7-te ne bote, ska para per te mare ujin e Syrit te Kalter, pir ama i leverdis te paguaje ec e jaket Itali-Shqiperi te emigranteve afrikame dhe policeve, gjyqtareve, avokateve italiane sepse po i ofron Zeusi rreth 1-2 hektare toke.
      A e di ky sa km katrore eshte Italia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *