• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk kanë asgjë për të humbur”: Etrit Berisha sposton presionin mbi Moldavinë

-Instant, Sport, Video
Etrit



“Jemi në një moment shumë delikat. Jemi shumë të fokusuar për këtë ndeshje. Një nga arsyet se pse kam zgjedhur që të shkoj tek Empoli ka qenë se dua të jem i gatshëm dhe në një formë shumë të mirë. Kjo po ndodh fatmirësisht. Për gjëra të tjera, duhet t’ia lëmë trajnerit”. Portieri Etrit Berisha është i fokusuar në ndeshjen me Moldavinë dhe nuk merret me çështjen e titullaritetit, i bindur se cilido të luajë, do të japë maksimumin. Moldavia është një kundërshtar me shumë kualitet dhe e tregon fakti që është mundur vetëm në Tiranë: “Është një sfidë e re. Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj. Ne i dimë kualitetet e tyre dhe kualitetet tona. Duhet të hyjmë sa më shumë të motivuar, që të kryejmë punë sa më parë të jetë e mundur”.

Etrit Berisha e ka të qartë se një pikë mund ta cojë që në Kishinjev kuqezinjtë në gjermani 2024, por megjithatë thotë se skuadra është me këmbë në tokë: “Nuk mund të them që ka eufori, por ka entuziazëm. Këtë duhet ta mbajmë dhe më tutje. Kemi qenë në vështirësi më herët, kemi derdhur djersë e mund për të arritur deri këtu. Jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe pas kësaj ndeshje duhet ta menaxhojmë situatën sa më mirë dhe t’i bëjmë gjërat si duhet. Nëse kemi mundësi që të kualifikohemi në Europian, duhet të shkojmë dhe t’i bëjmë gjërat dhe më mirë se ç’i kemi bërë më herët”.

PRESIONI TE MOLDAVËT

Asnjë presion, siurisht që ai është mbi Moldavinë e detyruar të fitojë dy ndeshjet e fundit për tu kualifikuar: “Nuk jemi në pozitën e Moldavisë – tha Etrit Berisha -. Por mundohem që ta kuptoj situatën e tyre. Çdo ekip që është përballur me ne, i kemi vendosur në vështirësi. E do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë. Për ne në letër, mund të jetë diçka më e lehtë, por ata nuk kanë asgjë për të humbur. Do futen në fushë për fitore dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne. Nuk duhet të bëjmë shumë kalkulime. Në ndeshjen tjetër, duhet të shkojmë gjithashtu për fitore”.

https://youtu.be/gL2He7x8s54



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *