• |
ide | kryesore

Mbetja kockore, reagon policia e Sarandës: Po hetojmë se kujt i përkasin

Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistua dje në Xarrë, ku u gjet një mbetje kockore humane.

NJOFTIMI I POLICISE

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *