• |
ide | kryesore

Bashkë me Breçanin, urdhër-arreste për 7 policë, një shef krimesh dhe Ervin Matën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Breçanin



Dalin detaje të reja nga operacioni SPAK që ka çuar në pranga 11 persona mes të cilëve edhe ish-kreun e policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, Eralbi Breçanin. Lapsi.al mëson se babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor mësohet se urdhër-arresti është lëshuar edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6 të kryeqytetit, Dedan Gjoni.

Ndaj tij janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Po ashtu, mes të shoqëruarve janë edhe 7 punonjës të tjerë të policisë. Një masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë. Mata u përfshi në një përplasje me armë në zonën e ish-Bllokut në 2018-ën me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha një nga shoqëruesit e këtij të fundit. Ai u qëllua nga ish-komandoja Merviol Bilo. Mata është prej vitesh në kërkim nga policia.

Të njëjtat burime thonë se operacioni është faza e dytë e dosjes që njihet si “Metamorfoza” pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”. Për 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste rëndojnë akuza të rënda si: pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Operacioni “Metamorfoza” ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ja dhe Krahu i djathe i Non-grates.

    Keta jane plehrat dhe barabaret e non-grates qe pa asnje klase shkolle grabiten dhe u pasuruan ne kurriz te shqiptarve.

    1. Po e kishe minister te brendshem krahun e Rames.
      Dhe nje tjeter minister mik te banditeve.
      Apo traun ne sy te Rames nuk e shihni.

    2. Kam bindjen se disa nga akuzat,do ç’fryhen shpjt.Tani faza ku është Edi Rama përkon me fundin e çmëndur të regjimit.

    3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar, prit të dalin faktet, pastaj ha mut

      edhe unë dëshëroj që karat si ti të vdesin se janë idiotë!

  2. Këlliçi shkruan se nëse do të ishte sot në Foltore Olldashi, nuk do të kishte shans që pala e Ramës të mos e dëgjonte.

    Duket se ky mesazh i tij siluron Sali Berishën, i cili nuk po arrin asnjë lloj imponimi ndaj shumicës së Ramës duke mos qenë më i pari, edhe pas problemeve vetjake dhe familjare që ka aktualisht me drejtësinë.Ja dhe nje bythqire malok qe hiqej si i forti salihut perfundoj ne burg

    1. Pse,ç’do bënte Olldashi,do i kujtonte origjinën e përbashkët?
      Apo ishte më trim se luli B…,të dy i kishin shumë qejf lekët për veset…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *