• |
ide | kryesore

“Do jemi të tre edhe në 2026-ën”: Duka lë takimin e kombëtares me Botërorin

-Instant, F1, Sport
Duka



Finalet e Europianit nuk janë më diçka e re. Madje nëse ka diçka të vërtetë në shprehjen nuk ka dy pa tre, atëherë historia mund të përsëritet edhe njëherë. Ajo që Shqipëria nuk ka arritur ende janë finalet e kampionatit Botëror. Mision për të cilin presidenti i FSHF-së Armand Duka ka bërë një premtim, direkt pas transfertës moldave.

Në euforinë pas 1-1 që sanksionoi kualifikimin në Gjermani 2024, numri 1 i FSHF-së Duka, në shoqërinë e Etrit Berishës dhe Elseid Hysajt u ngacmua për faktin se të tre ishin edhe në Francë 2016. Replika e presidentit të Federatës ishte e menjëhershme: “Do të jemi edhe në 2026-ën – tha Duka -. Jemi të sigurtë se do të shkojmë edhe në Botëror”.

Mendim që u përforcua edhe nga Hysaj me një “Ishalla” dhe nga Berisha, që shtoi: “Shpresojmë të jemi ty, do të ishte fantastike të shkonim edhe në Botëror”.

Lexo më tej: Sylvinho ndryshon formacionin: gjashtë fytyra të reja ndaj Ishujve Faroe

Shqipëria është me 14 pikë në krye të grupit E kualifikues dhe me pikën e marrë në Zimbru Stadium zyrtarizoi prezencën në Euro 2024. Për herë të parë, kuqezinjtë u kualifikuan në një Europian në vitin 2016, në Francë. Tani pas tetë vjetësh, kombëtarja përsëritet, me Dukën që lë takimin pas dy vjetësh në Botëror.



1 Comment

  1. po kari po
    te jesh aq lart ne uefa sigurisht qe i keni rregullu pune
    kurver njeri qe nuk ke ndergjegje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *