• |
ide | kryesore

Kaosi në Kuvend, VOA: Opozita proteston me tymuese

Lajme, Të fundit



Kuvendi me shumicë socialiste miratoi sot buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, në një seancë të shkurtër, kur një grup deputetësh opozitarë protestuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve, duke kërkuar komisione hetimore.

Këta të fundit erdhën sërish herët në sallën e seancave plenare, përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar një varg punonjësish të sigurisë.

Disa prej deputetëve opozitarë ndezën tymuese pranë foltores dhe në tryezat e tyre të punës në përpjekje për të pamundësuar zhvillimin normal të seancës, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Drejtuesja e Kuvendit, Lindita Nikolla, komunikoi rendin e ditës në mes të thirrjeve, zhurmave dhe tymrave shumëngjyrëshe, duke u kërkuar deputetëve opozitarë të merrnin pjesë në diskutimin e projekt-buxhetin e ri.

“Pse ju nuk doni të diskutoni për buxhetin? Pse ju nuk uleni të diskutoni për investimet dhe rritjen e pensioneve dhe pagave për punonjësit e shërbimeve publike?”, tha zonja Nikolla.

Pas thirrjeve në sallë nga disa deputetë të opozitës, ajo nisi procesin e votimit, ku buxheti i ri mori votat pro të deputetëve të majtë.

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se votimi i buxhetit është antikushtetues nga një shumicë e frikësuar prej aksionit opozitar.

“Kjo shumicë vazhdon të shkelë të drejtat kushtetuese të opozitës për komisione hetimore parlamentare. Aksioni opozitar do të vazhdojë pa ndalim për të rikthyer demokracinë në vend”, tha zoti Berisha.

Ndërsa drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi, shprehu habinë dhe keqardhjen pse opozitarët nuk morën pjesë sot në shqyrtimin e buxhetit më të madh me rritje pagash dhe investimesh, prej mbi 7 miliardë eurosh, që ka ardhur ndonjëherë në Kuvend.

“Kjo është shfaqje e luftës së brendshme në radhët e Partisë Demokratike. Ne nuk kemi krizë. Krizë ka opozita”, tha zoti Çuçi.

Prej disa seancash me radhë një grup deputetësh opozitarë po përpiqen me këtë formë protestash të frenojnë veprimtarinë e Kuvendit në komisione dhe në seancë plenare.

Por socialistët kanë vazhduar mbledhjet online në komisione dhe me seanca të shkurtuara në seanca plenare, ku foltorja bllokohet me karrige nga opozitarët.

Përfaqësues të Partisë Socialiste janë shprehur se ky grup deputetësh opozitarë kanë zgjedhur këtë mënyrë sjellje vetëm për të mbrojtur interesat personale të ish kryeministrit Berisha, i cili është shpallur së fundi person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit për çështjen e ish Kompleksit Sportiv Partizani.

Zoti Berisha është shpallur person non grata nga SHBA-të për shkak të korrupsionit dhe cënimit të demokracisë dy vjet më parë, ngjarje që u pasua me zhvillime të vrullshme në Partinë Demokratike, e cila është ndarë në grupime pro dhe kundër tij./VOA



16 Comments

  1. Kur sistemi është plotësisht i kapur nga forcat më të errëta në historinë e vendit, nuk ka ngelur rrugë tjetër përveçse rezistencës në të gjitha format.

    Nuk zgjidhje brenda sistemit.

  2. Por te udhëheqësit politikë të Shqipërisë dominon geni gjenetik i bandustanit të fisit, të tribusë dhe të bajraktarit, i cili e barazon shtetin me veten dhe e drejton me mentalitetin e kopesë së dhenve, që e kulloste dikur në majë të malit. Ata krijuan dhe drejtuan vetëm bandustanin shqiptar.Jo more ju te Voa protestuan me zjarr ne institucionin me te larte te nje shteti.

  3. Opozit vari karin. Radikalizohet per interesin e shefin. Vetem kur i preket interesi shefit, keta djegin kuvendin, per shqiptaret se kan ven ndonjeher ujin ne zjarr.

    1. po me lale fajin e ka berisha

      pse merzitesh kot , ti i paske gjonat ne vije, tani qe do vijne dhe afrikanet qejf o qejf

  4. si behen si varikarsa, kush e kush te duket sa me halabak ne syt e shefit dhe shefi gerdhihet e ben per vete si lac, kenaqet me ca flakadan. Cudia me e madhe e ketij show mbetet Gaz Bytha, ai qe deri dje i tha Saliut vrases e hajdut e babi i Xenit, sot behet copash per ta mbrojt. Hajde merri vesh keta bythqirat bythlevizur.

  5. Rames i mungojne ekipi fitues :

    rrahman rraja iku!

    Ornaldo i qifes nuk eshte qifja

    I mungon Doshi Frroku dhe Ndoka me Prengen

  6. ju do të vazhdoni të hidhni gaz e tym sepse tymi i punës suaj nuk do të jetë kurrë më i bardhë.

    Aferim Sali! Shihe veten sërish në Facebook. Shih si të deformon teknologjia portretin. Të tregon portretin tënd të vërtetë.

  7. Salike Bejler Kulla, ashtu si beri me Azemin, ashtu ben edhe me Olldashin. Pasi te vret naten, te qan diten, te vjen edhe ne varrim (kujtojm qe nena e Olldashit nuk e pranoi Salike Kullen ne varrim). Pasi e degjeneroi Azemin per se gjalli, duke i then spiun sigurimi, i infiltruar e shum te tjera, e nxorri ne prit dhe i lau duart me te. Pasi e hoqi qafe, e beri hero te demokracis, e mori kufomen e vet dhe e la ne mes te bulevardit pasi ai e kishte mendjen te pushteti te godina e kryeministris. E percudnuon per se gjalli e percudnuan per se vdekuri. Mir qe e vrau, po vdekjen e tij e perdori per kapital politik aq sa e harroi kufomen ne rrug se e kishte mendjen te bente deklaratat e fitores se grushtit te shtetit. Te njejten gje edhe per Olldashin. Pasi e degjeneruan sa ishte gjall, i than tradhetar e bukeshkal, e hoqen qafe qe te benin Bashen kryetar. Tani, pa pik turpi, e kujtojn. A ka me vrases te ndyr? Karma e Olldashit ka per te ndjek o Salike Bejler Kulla deri ne fundin tend qe do jet tragjik dhe komik (sic po ndodh).

  8. Vetem tritoli ju mungon.Mos harroni merrni dhe ndonje mitraloz apo flaka hedhes dhe kompletoheni.Mjere populli se cfare e ka gjet me juve, se nje m,t jeni si majtas ashtu dhe djathtas.Nuk ke cfare te marresh dhe cfare te lesh nga rraca juaj.Fekale jeni gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *