• |
ide | kryesore

Atentat shqiptarit në Campania

Arkiva, Lajme, Të fundit
biznesmeni, Itali, Campania, karabinieri



Një shqiptar në Itali është vënë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri gjatë natës në Acerra në komunën e Campania, Itali.

Ilir Kadiu, 40 vjeç, u qëllua nga persona ende të paidentifikuar teksa lëvizte me biçikletë, duke e plagosur.

Ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ishte arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Autoritetet në Itali po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. Burri nuk ka dhënë detaje se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë në biçikletë kur është qëlluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *