• |
ide | kryesore

Zjarr në zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ka përfshirë disa zyra në katin e dytë të ndërtesës së Institutit si dhe pjesën e çatisë mbi to.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për ta shuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur tashmë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *