Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtari ka publikuar një këngë të re me titull ‘Frymë’, dedikuar fëmijës së tyre, ku paraqiten momente të ndryshme nga shtatzania e Kiarës, duke nisur që nga ekot e para te mjeku, barku i rrumbullakosur dhe festa për zbulimin e gjinisë së foshnjës.

Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe vetë Kiara e cila është shprehur se ndihet mjaft e lumtur që më në fund mund të ndajë këtë lajm me të githë ndjekësit.

“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vij në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart.. Kjo është për të gjithë ju qe prej fillimit keni përjetuar me ne cdo emocion të historisë tonë të bukur të dashurisë. Do të behemi 3″, shkruan Tito në Instagram.