• |
ide | kryesore

Jenna Dewan, shtatzanë për herë të tretë

Paparazzi, Slider



Jenna Dewan zbuloi së fundmi në Instagram se është shtatzënë me fëmijën nr. 3, i cili do të ishte i dyti i saj me të fejuarin Steve Kazee.

Dawan postoi një video të Kazee, duke i kënduar teksa ajo bënte një banjë. “Mendoni nëse e detyroj@stevekazee të më këndojë çdo natë, foshnja do të ketë zërin e tij??”,shkroi ajo poshtë klipit.

Jenna gjithashtu postoi një klip të veçantë të saj duke qëndruar me shpinë nga kamera para se të kthehej, duke zbuluar barkun e saj të rrumbullakosur. Videoja e shkurtër u filmua për kopertinën e saj me Romper.

Ajo tha për gazetën në një intervistë se ajo sapo ka hyrë në tremujorin e dytë dhe tashmë “ndihet përsëri e gjallë”.

Aktorja dhe producenti, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku – një djalë të quajtur Callum – në mars 2020. “Ai është kaq familjar dhe i dashur. Ai është thjesht i jashtëzakonshëm”, tha ajo për aktorin e Broadway.“ Jam shumë e emocionuar ta shoh përsëri me një fëmijë të vogël.”

Edhe pse puna në “The Rookie” gjatë shtatzënisë ka qenë “rraskapitëse”, aktorja shtoi se ka qenë gjithashtu një përvojë “e mahnitshme” dhe “ndihmon në balancimin e mendjes së saj”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *