• |
ide | kryesore

Conte i shkel syrin Juventus: “Mund të ëndërrosh gjithnjë të martohesh përsëri”

Sport
Conte



Antonio Conte kurrë nuk është larguar plotësisht nga Juventus. E, pavarësisht lamtumirës së stuhishme në verën e vitit 2014, trajneri hap dyert për një rikthim të bujshëm në pankinën e Juventusit: “Martesat bëhen gjithmonë me dy. Gjithmonë mund të ëndërrosh dhe të shpresosh të martohesh sërish – ishin fjalët e tij në takimin me studentët e UniSalento, ku mori çmimin “Sport, Soft, Skill” -. E rëndësishme është të ketë një ndarje mendimesh të njëjta. Për momentin po shijoj kohën e lirë që kam. Vazhdoj të studioj dhe të shikoj përreth për të zgjeruar njohuritë e mia”.

Conte është jashtë fushave që nga marsi, kur mbërriti ndërprerja e kontratës me Tottenham. Por ndoshta jo për shumë kohë akoma: “Nëse ndodh diçka e rëndësishme, e cila më jep emocionet që kam nevojë, sigurisht që do të kthehem në punë”.

Lexo më tej: Conte njeriu i duhur për gjysmën e Europës: sa shumë klube gati ta marrin në qershor

Trajneri salentin foli edhe për të kaluarën e tij si futbollist: “Isha futbollist i mirë, i jap vetes një notë 8. U bëra falë punës, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë, dëshirës për t’u përmirësuar gjithmonë. Isha i mirë, por jo një kampion, sepse performanca ime bazohej në vrapim, sakrifica e djersë. Megjithatë, si trajner e dalloj se kam atë talent që nuk e kisha si futbollist”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *