• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Gruaja e vrarë në Prishtinë, bashkëshorte e ish-këshilltarit të Pacollit

Arkiva, Lajme, Të fundit
prishjtine



Një grua dyshohet u gjet e vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që shkoi në vendin e ngjarjes. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. Sipas policisë në Prishtinë viktima u gjet rreth orës 20.20 brenda një veture.

Sipas mediave të Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçarja mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë nga autorët.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murselit u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Të njëjtat burime raportojnë se këto janë vetëm disa nga detajet që Museli ka rrëfyer para policisë megjithatë pistat e hetimit pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i tij. ©LAPSi.al

May be an image of 1 person and drink May be an image of 2 people

May be an image of 2 people and beard



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *