• |
ide | kryesore

FOTO/ Ish-kryeministrja e Finlandës shijon divorcin

Arkiva, Lapsi Leaks
Finlandës



Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin duket se po e shijon jetën e saj pas largimit nga detyra, por edhe pas divorcit nga bashkëshortii saj. Ka tërhequr vëmendjen e mediave një album me foto që ish-liderja e socialdemokratëve finaldezë ka publikuar në Instagram. “Foto të zgjedhura rastësisht nga udhëtimet e mia të fundit” e ka titulluar Marin.

Ajo duket se e ka marrë si të mirëqenë udhëtimin në jetën e saj të re si beqare dhe nuk ngurron të ndajë me ndjekësit edhe foto të saj me rroba banje apo pantallona shumë të shkurtra që me siguri janë bërë gjatë verës. Albumi që Marin ngarkoi në Instagram përfshin imazhe të destinacioneve të verës dhe vjeshtës, selfie dhe një foto me tullumbace, ndoshta nga ditëlindja e fundit e ish-politikanes 38-vjeçare më 16 nëntor.

Realiteti i ri i Marin përfshin një liri më të madhe jo vetëm në jetën e saj profesionale, por edhe në atë personale. Pak muaj më parë ajo bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Markus Räikkönen. Çifti i martuar zyrtarisht prej 3 vitesh, kanë së bashku një vajzë 5-vjeçare, thanë në atë kohë në komente të veçanta në Instagram se ishin “mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe vajzën e tyre të dashur”.

“Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit dhe prindërve tanë të dashur. Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm” – shkruhej atëherë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Pas humbjes së zgjedhjeve, kryeministrja e Finlandës ndahet edhe nga burri

FOTO/ Puthje topless në rezidencë, sërish telashe për kryeministren e Finlandës

Kryeministrja që i pëlqen të festojë, publikohet përgjigja e testit të drogës të Sanna Marin

sanna_marin__9_ sanna_marin__3_ sanna_marin__10_ sanna_marin__2_ sanna_marin__4_ sanna_marin__6_

sanna_marin__7_



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *