• |
ide | kryesore

Guterres: Pauza humanitare Izrael-Hamas nuk i zgjidh problemet kyçe

Lajme, Planet



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se “pauza humanitare” e rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit nuk i zgjidh problemet kyçe. Guterres foli në një konferencë për shtyp me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat.

Duke theksuar se në Gaza duhet të shpallet “armëpushim i vërtetë humanitar”, Guterres u shpreh se “pauza humanitare ishte një hap i hedhur në drejtimin e duhur. Ishte simbol shprese, por nuk zgjidh problemet kyçe me të cilat përballemi”.

Më tej Guterres tha se këmbëngulin për “armëpushimin humanitar” i cili do të sigurojë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve dhe dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare për njerëzit në Gaza. Duke i dërguar mesazh edhe qeverisë izraelite e cila shprehet se do të fillojë sërish sulmet e saj pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Guterres tha: “Mesazhi im është shumë i qartë. Kemi nevojë për armëpushim humanitar”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *