• |
ide | kryesore

Rrëshqitje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen disa banesa, banorët apel për ndihmë

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në qarkun Dibër. Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qafë Buall në fshatin Klos Katund.

Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë. Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave. Banorët që jetojnë aty apelojnë për ndihmë dhe ndërhyrje sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë e t’u rrezikojë shembjen e shtëpive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *