• |
ide | kryesore

Tronditet sërish Prishtina, dhëndri vrèt me thikë vjehrrin

Lajme, Të fundit



Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmjen e djeshme. Pas vrasjes së një vajze të re, e cila u gjet në një makinë, viktimë këtë herë ka ngelur një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen Emshir. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla pohoi se personi erdhi i plagosur në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.

“Ka ardhur i plagosur në Emergjencë një burrë rreth moshës 60-vjeçare. Ai është plagosur nga një armë e ftohtë. Përkundër që ekipet kanë intervenuar dhe e kanë futur në sallë, ai ka ndërruar jetë, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga thika”, ka thënë ai. Ka dyshime se dhëndri, E. B., ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, A.K., ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *