• |
ide | kryesore

Egnatia, tris Vllaznisë e pret e qetë derbin e kryeqytetit: Tetova provon arratinë në krye të renditjes

F1, Sport, Video
Egnatia



Egnatia ka likuiduar 3-0 Vllazninë, në ndeshjen e parë të javës së 15 të Superiores. Skuadraës së Edlir Tetovës i ka mjaftuar një pjesë loje për të siguruar tre pikët. Ndreca, Paulauskas e Isgandarli vendosën ndeshjen, duke ngjitur rrogozhinasit në kuotën e 33 pikëve, në pritje të derbit të kryeqytetit. Prova arratie në krye të renditjes nga Egnatia, që shpreson shumë që në përplasjen e ndjekësve Tirana-Partizani të dalë rezultati i duhur për ta. Asnjëherë në ndeshje, Vllaznia bëri hapa prapa, në krahasim me fitoren e arritur javën e kaluar në shtëpinë e Teutës.

VLLAZNIA E ARKIVUAR NË NJË PJESË

E thjeshtë, madje shumë më tepër se duhej për rrogozhinasit, në një pjesë të parë që i legjitimoi hierarkitë e renditjes edhe në fushë. Takimi u zhbllokua në minutën e 23′ nga Ndreca, që shënoi me të majtën në asistin e Spahiut. Vllaznia e ndjeu goditjen dhe nuk mundi të reagojë, duke u dorëzuar plotësisht pastaj në minutën e 31′ kur Paulauskas dyfishoi shifrat. Isgandarli pastaj siguroi rezultatin në mbyllje të pjesës së parë, kur finalizoi një kundërsulm brilant të Egnatias.

Lexo më tej: Superiore/ Krizë apo shpëtim për Tiranën, demostrim force për Partizanin: luhet derbi i kryeqytetit

Një rezultat që lejoi teknikët të ndryshojë lojtarët, Tetova për t’i ruajtur, duke i dhënë minuta atyre që më pak kanë patur, si Memolla e Osmani duke provuar të ndryshojë situatën. Bruno Gomes nuk është se mund të bënte shumë në Arena Egnatia në këtë pikë, edhe pse sinjalet provoi ti jepte kapiteni Balaj. Egnatia mund të shënonte golin e katërt me goditjen e dënimit të Ndrecës, që për fatin e Qarrit kaloi ngjitur me shtyllën. Egnatia e sheh veten tashmë me 33 pikë e me bindjen se është mjaftueshëm e fortë për të synuar titullin deri në fund. Vllaznia mbetet në vendin e 5 me 17 pikë, por Osmani ka shumë punë për të bërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *