• |
ide | kryesore

Superiore/ Krizë apo shpëtim për Tiranën, demostrim force për Partizanin: luhet derbi i kryeqytetit

F1, Sport
derbi



Fundjava zbret në fushë sërish 10 skuadrat e Superiores, vetëm katër ditë nga hera e fundit. Dy ndeshje të shtunën e tre të dielën do të përmbushin javën e 15-të të kampionatit, që sillet e gjitha rreth derbit kryeqytetas. Luhet Tirana-Partizani, e treta kundër të dytës dhe direkt e interesuar te derbi nuk është vetëm Egnatia. Në përplasjen e të dielës në orën 19.00, Tirana vjen në një moment të errët pas humbjes me Erzenin e me mungesën e madhe të golashënuesit kryesor Hasani. Për mungesa, pavarësisht serisë së gjatë pozitive por të njollosur nga dy barazime radhazi, nuk mund ti ankohesh Partizanit. Abilaliaj ka një skuadër të tërë pothuaj të dëmtuar e sidomos në mbrojtje situata është më delikate. Një derbi për tu fituar, pa justifikime për askënd, sepse vlen për renditjen dhe moralin dhe skuadrat më të titulluara e dinë mirë.

SUPERIORE, JAVA E XV

02/12/23
Egnatia 13 : 30 Vllaznia
Skënderbeu 17 : 00 Erzeni
03/12/23
Kukësi 13 : 30 Teuta
Dinamo 16 : 00 Laçi
Tirana 19 : 00 Partizani

Lexo më tejEgnatia e para, parakalon Partizanin: Ndreca e Isgandarli fundosin Josën në Laç

Egnatia pret me shpresën se mund të përfitojë dhe, duke qenë e para që zbret në fushë të shtunën në 13.30. Kryesuesit duan arratinë, por përpara duhet të mundin Vllazninë, që sapo ka rigjetur fitoren e parë pas një përjetësie. Nuk dëshiron ti ndahet Final Four Skënderbeu, që pret në Korcë Erzenin, që sapo ka bërë goditjen e madhe, duke mposhtur Tiranën. Të dielën në 13.30, Kukësi e Teuta luajnë derbin e fundit të renditjes, që vlen për të mos humbur trenin e skuadrave, që vrapojnë ti largohen zonës së rënies, gjë që do bëjë edhe Dinamo e pamundur me Mehmetin në pankinë, kur të presë Laçin. Skuadrat janë me 16 pikë por vijnë nga moment të ndryshme, sepse Josa nuk fiton prej gjashtë javësh, në të cilat ka marrë vetëm 3 pikë.

KLASIFIKIMI    N     P

1 Egnatia                 14    30
2 Partizani              13    28
3 Tirana                  14     21
4 Skënderbeu        14     18
5 Vllaznia               14     17
6 Dinamo               14     16
7 Erzeni                  14     16
8 Laçi                      14     16
9 Kukësi                 14     15
10 Teuta                 13     12



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *