• |
ide | kryesore

“Nuk mund të them është më i forti”. Tetova snobon Partizanin e kritikon fushën: “Na pengon”

Sport
Tetova



“Kemi një ecuri të mirë në fazën e dytë. Sigurisht në ndeshjet e fundit kemi treguar karakter. Sot fituam ndaj Vllaznisë dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Kundërshtari po kalon një moment jo me ndërrimin e trajnerit”. Edlir Tetova i gëzohet momentit të mirë të Egnatias, që likudioi 3-0 edhe Vllazninë. Rrogozhinasit janë në krye të renditjes me 33 pikë, 5 pikë mbi Partizanin, që ka dy ndeshje për të luajtur. Situata hipotetike mund të shohë të kuqtë të rimarrin kreun, por Tetova nuk i veçon nga të tjerët: “Kundërshtari më i fortë? Nuk mund të them vetëm Partizani. Kemi edhe 3 ndeshje bashkë me Superkupën. Çdo ekip ka filozofinë e vet dhe bën detyrën e tij. Duhet të shikojmë ndeshjet në vazhdim. Jemi në javën e 15 dhe nuk mund të themi asgjë. Duhet të shikojmë edhe merkaton e janarit për të parë se çfarë do të ndodhë”.

Një fitore e rëndësishme, evidente, por Tetova mendon edhe më larg. Fusha në “Egnatia Arena” nuk ishte aspak e mirë dhe një skuadër që luan me topin poshtë si Egnatia mund ta vuajë në të ardhmen: “Fusha ka pak javë që nuk është në gjendjen më të mirë. Kjo na e vështirëson çik, por s’kemi ca bëjmë dhe ne do iu përshtatemi kushteve. Fusha është e njëjtë për të dyja skuadrat. Na pengon, por nuk varemi nga ajo”.

Kontradiktat me Isgandarli duken të mbyllura, sidomos pas golit të dytë radhazi të sulmuesit anësor. Ai festoi në mënyrë polemike javën e kaluar, por këtë herë u përqafua me teknikun. “Normalisht unë e kam sqaruar edhe në intervistën në Laç. Askujt nuk i pëlqen stoli dhe unë do të bëj zgjedhjet e mia. Gjithçka është shehuar në Laç dhe tashmë goli i sotëm ishte një tjetër dedikim”.

OSMANI: NUK FUNKSIONOI ASGJË

“45 minutat e para ishin për t’u harruar. Nuk funksionoi asgjë, nuk i dallonim moment kur duhet të sulmonin dhe pozicionoheshim. Ndaj morëm 3 gola. Pjesa e dytë ishte disi më e mirë, por nuk konkretizuam”. Qatip Osmani vazhdon të bëjë llogari gabimesh, edhe pse zgjidhjet me kalimin e javëve nuk po vijnë. Fitorja me Teutën javën e kaluar krijoi iluzione, që u shembën me forcë në Rrogozhinë. Është e qartë që gabuam dhe nuk ka justifikime. Ne nuk i dallonim kur t’i sulmonim apo pozicionoheshim duke i pritur në bllokun e mesëm. Edhe kur bënim presing lart e linim kundërshtarin dhe shumë vonë e bënim kthesën. Kështu nuk shkon, ndonjë ndryshim patjetër që duhet të bëhet”.

Lexo më tejEgnatia, tris Vllaznisë e pret e qetë derbin e kryeqytetit: Tetova provon arratinë në krye të renditjes

Ndryshim, që ndoshta Osmani e lidh me merkaton e janarit, që po afron: “Sigurisht, jo vetëm që mendojmë, por na duhen disa lojtarë. Me plotë fjalën na duhet përforcime. Vllaznia që kur jam unë trajner ka ngritje, por jo stabilitet. Na duhet freski dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë deri në fund të vitit për të pritur më pas janarin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *